macclesfield i kategorise se gjashte eliminon fituesit e fa cup 69627294247dc

Macclesfield i kategorisë së gjashtë eliminon fituesit e FA Cup

January 10, 2026
1 minut lexim

Macclesfield shkroi historinë në FA Cup duke shkaktuar një nga surprizat më të mëdha të të gjitha kohërave, pasi eliminoi fituesit në fuqi, Crystal Palace, me fitoren 2-1 në raundin e tretë.

Pavarësisht diferencës prej 117 vendesh mes skuadrës së kategorisë së gjashtë dhe ekipit të Premier League, “Silkmen” triumfuan në një pasdite të paharrueshme në Leasing.com Stadium.

Golin e parë e shënoi kapiteni Paul Dawson me kokë pak para pushimit, ndërsa në minutën e 60-të Isaac Buckley-Ricketts dyfishoi shifrat pas një kaosi në zonë.

Palace, që sezonin e kaluar fitoi trofeun e parë madhor në histori duke mposhtur Manchester Cityn në finale, ngushtoi shifrat në minutën e fundit me një goditje dënimi spektakolare nga Yeremy Pinto.

Megjithatë, minutat shtesë nuk mjaftuan për përmbysje dhe vërshëllima finale solli skena feste, me tifozët e Macclesfield që pushtuan fushën.

Kjo fitore e bën Macclesfield skuadrën e parë jashtë ligave profesioniste që eliminon mbajtësit e FA Cup që nga sezoni 1908/09.

Suksesi vjen si kapitulli më i fundit i një ringritjeje të jashtëzakonshme: klubi ishte përjashtuar nga National League pesë vite më parë për shkak të borxheve, por që prej rikthimit në vitin 2021 ka siguruar tre ngjitje kategorie në katër sezone.

Skuadra e drejtuar nga John Rooney, vëllai i Wayne Rooneyt, luajti gjithashtu nën emocione të forta pas ndarjes nga jeta të sulmuesit 21-vjeçar Ethan McLeod muajin e kaluar. “Nuk e mendoja se ishte e mundur, por në futboll gjithçka mund të ndodhë,” deklaroi Rooney pas ndeshjes.

Në anën tjetër, kjo ishte një ditë e errët për Crystal Palace. Trajneri Oliver Glasner e pranoi hapur dështimin: “Nuk treguam cilësi, nuk krijuam raste dhe e merituam humbjen”.

Macclesfield vazhdon ëndrrën në FA Cup, duke dëshmuar edhe një herë magjinë e këtij kompeticioni legjendar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bllokohet rruga ne sukth forcat e ushtrise ne terren per te ndihmuar banoret e bllokuar 6962723a2bf49
Lajmi i mëparshëm

Bllokohet rruga në Sukth, forcat e ushtrisë në terren për të ndihmuar banorët e bllokuar

rugova befasoi pdk ne pas luftes thaci udhehoqi pavaresine vv theu rekorde 696273bd5fd00
Lajmi i radhës

​Rugova “befasoi” PDK-në pas luftës, Thaçi udhëhoqi pavarësinë, VV theu rekorde

Të fundit nga

Frikë për Guendouzin

Moment frike për Matteo Guendouzi në Turqi. Ish-lojtari i Lazios, i shitur te Fenerbahce gjatë afatit kalimtar dimëror, u godit nga një shishe uji e hedhur nga tribunat në stadiumin Yildiz Entegre
ShkoLartë