lufterat e drejta perkrahen 62260130d024e

Luftërat e drejta përkrahen

March 7, 2022
1 minut lexim

Çështja e ndalimit të pjesëmarrjes të qytetarëve nga Kosova në luftërat e huaja është parimisht jo i qëlluar dhe shkon në kundërshtim me luftërat e drejta që i bëjë popujt për liri dhe për paçarësi. Në luftën e fundit në Kosovë të udhëhequr nga UÇK kemi patur me qindra qytetarë të huaj që kanë marrë pjesë në luftën e drejtë të popullit shqiptar.

Edhe më herët, para LDB, kanë marrë pjesë shtetasit e Kosovës në luftërat e drejta. Ndërsa, lufta terroriste e organizuar nga ISIS që edhe qytetarë nga Kosova shkuan dhe morrën pjesë, është luftë e padrejtë dhe e dënueshme.

Dihet se disa shkuan të nënshtruar dhe të gënjyer mbi baza ideologjike fetare dhe disa të paguar si mercenar. Pjesëmarrja ishte tërësisht jo njerëzore. Lufta e ISIS ishte luftë terroriste e mbështetur në urrejtje dhe në dhunë jo njerëzore. U mbushën rrugët në Irak dhe në Siri me të viktima krimiale.

Vriteshin të rinjë dhe fëmijë, gra dhe pleqë. Vriteshin dhe masakroheshin në mënyrë barbare të gjithnjë at që ishte kundër.

Kjo duhet të sanksionohet me ligj dhe pjesëmarrësit, pavarësisht formës si kanë shkuar, dënohen në bazë të ligjit mbi veprimtari terroriste. Me Ligjin e Kosovës është barazuar aq sa une e di, lufta terroriste a pjesëmarrja në to me luftën e drejtë dhe çlirimtare.

Ky barazim i luftës së drejtë me atë të padrejtë nuk është i qëlluar dhe kërkohet të ndryshohet me amandamente. Siç kishim dëshirë gjatë ftes së UÇK të na ndihmonin të huajtë me armë dhe me njerëz, kërkohet që dhe ne si shtet dhe qytetarë të ndihmojmë në luftërat e drejta popujt dhe shtetet.

Baza e kësaj eshte dhe mbetet te fakti dhe te karakteri dhe qëlllmi i luftës. Mbështetja bazike është lufta e drejtë për barazi, liri, mbrojtje dhe demokraci me luftën kundër baraziseë që mbështetet në terrorizëm dhe ne okupim, në shovenizëm dhe në urrejtje nacionale – raciste. Këto dallojnë shumë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

la televizionin per te luftuar kunder rusise vritet ne front aktori ukrainas kjo eshte fotografia e fundit para bombardimeve 6226010a4f1e9
Story i mëparshëm

La televizionin për të luftuar kundër Rusisë, vritet në front aktori ukrainas – Kjo është fotografia e fundit para bombardimeve

humbi ne zgjedhje vjen levizja e pare nga lulzim basha 622603526c080
Story i radhës

Humbi në zgjedhje, vjen lëvizja e parë nga Lulzim Basha

Të fundit nga

ShkoLartë