Lufta në Ukrainë pjesë e skenarit ruso-serb të “Open Ballkanit” të treshes Thaçi-Vuçiqi-Rama

March 12, 2022
min lexim

Tashmë janë bërë javë që kur Rusia filloi sulmin mbi Ukrainën, një shtet i pavarur, duke shkelur kështu integritetin e një vendi të pavarur dhe sovran. Edhe sikur mos të ketë vrarë asnjë përson, Rusia ka bërë krim lufte me vet faktin se ka shkelur ndaj një shteti tjetër. Pyetja shtrohet, cila është baza, zanafilla e kësaj që sot po ndodh në Ukrainë, a është i rastësishëm apo plan i Putinit për të zgjeruar Rusinë edhe më shumë. Rastësi s’mund të jetë lufta dy javore dhe me tendencë për të zgjatur akoma, i bie që është e programuar, është plan, strategji e një projekti fashist të Putinit.

Ka kohë që Putini ka bërë publike ëndrrën e tij për të pasur brenda Rusisë shtete që ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik. Në kuadër të saj, Rusia nuk ndalet vetëm me kaq, synon edhe më shumë, për këtë ka gjetur Serbinë të cilën synon ta fuqizojë në Ballkanin perëndimor, për të pasur më të lehtë depërtimin tregtar e rrejdhimisht edhe kontrollin de fakto të saj.

Duke e pasur më të vështirë që ushtrakisht të ndëhyjë në këtë pjesë të Ballkanit, me Serbinë që është e rrethuar nga NATO, Rusia së bashku edhe me disa argatë të saj shqiptarë  dhe me Vuçiqin hartuan idenë e “Open Ballkanit”, përmes të cilës synon të shtrijë ndikimin e saj në sfërën ekonomike, ushtrakisht vetëm kohët e fundit Serbia ka blerë armatim nga Rusia, katër helikopterë transportues Mi-17 dhe katër helikopterë lufte Mi-35.

Në përgjithësi ka vazhduar bashkëpunimin ushtarako-teknik me pajisje të reja dhe modernizim të avionëve të luftës Mig 29, pastaj tankeve T-72 dhe të automjeteve luftarake të këmbsorisë si dhe të disa llojeve të armatimit kundërajror. Krahas saj, ka disa kohë që ka nisur “Open Ballkani”, projekt serbo-rus që synon fuqizimin e Serbisë, daljën e saj në det. Fatkeqësisht në këtë projket kishte edhe shqiptarë që mbështesin këtë nismë, me Hashim Thaçin dhe Edi Ramën në ballë të saj, krejtësisht për interesa të tyre.

Lufta për dominim SHBA-Rusi në Evropë dhe Ballkan, ku njëra synon fuqizimin e shqiptarëve dhe tjetra të serbëve, dihete shumë mirë se në anën e kujt janë shqiptarët, përveç disa të tipit Hashim dhe Edi. Pushtimi Ukrainës është projekt madhor, ndërsa “Open Ballkani” është pjesë e projektit rus për të zgjeruar ndikimin e saj, në përpjekje për të minimuzar rolin dhe ndikimin e SHBA-së.

Më së paku janë shqiptarët ata që duhet të mbështesin projektin rus, shqiptarët kanë qenë, janë dhe duhet të jenë krah SHBA-së. Rusia, pas Ukrainës (nësë arrin ta pushtojë) do të zgjerohet edhe më tutje, derisa do të provokojë situatë të ngjashme, jo ushtarake direkte të saj, por përmes serbëve, nëe Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje për konflekte, nga të cilat synon të përfitojë Serbia territore, cka do i mundësonte asaj daljen në det, rritje dhe ndikim të territorit. Kjo është ëndrra e Putinit, me Vuçiqin zëdhënës të tij, fatkeqësisht janë ehe disa pseodu shqiptarë që janë rreshtuar gabimisht në anën e gabuar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Politika e jashtme e Kosovës në krizë nga injoranca e mungesa e dijeve

Story i radhës

Ҫfarë po ndodh me shoqërinë Donald-Dj Pm pas mbarimit të ‘BBV’

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë