fjalori i rijad shaqirit dauti sjellje e perseritur une nuk frikesohem e as nuk mund te kercenohem 676a028694393

Fjalori i Rijad Shaqirit, Dauti: Sjellje e përsëritur, unë nuk frikësohem e as nuk mund të kërcënohem

December 24, 2024
1 minut lexim

Shkup, 23 dhjetor – Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti e ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia komentoi sjelljen e deputetit të VLEN-it, Rijad Shaqiri për gjuhën seksiste dhe ofenduese të përdorur ndaj saj.

“Unë merrem me qëllime e veprime konkrete politike, debatet e mia nuk kanë të bëjnë me njerëz. Veprimi i kolegut ka qenë i përsëritur edhe në një komision tjetër, mirëpo ndodhi prap edhe në debatin për ligjin për arsimin e mesëm. Unë nuk merrem me kërcenimet e tij, sepse Ilire Dauti as nuk mund të kërcënohet, as të frikësohet e as nuk mund të ma ndalojë dikush të drejtën e fjalës”, tha Dauti.

Dauti tha se me Shaqirin nuk është takuar më, mirëpo tha se brenda koalicionit VLEN po garojnë se kush i shërben më së miri kryeministrit Mickoski në planet e tij.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

te gjithe me akuzuan per tradheti elhaida dani flet per jeten e saj sentimentale 6769fdd4f301d
Story i mëparshëm

“Të gjithë më akuzuan për tradhëti”/ Elhaida Dani flet për jetën e saj sentimentale

tifozet e real betis mblodhen nje rekord prej 20000 lodrash per femijet ne nevoje 676a149243bfd
Story i radhës

Tifozët e Real Betis mblodhën një rekord prej 20,000 lodrash për fëmijët në nevojë

Të fundit nga

ShkoLartë