Politika e jashtme e Kosovës në krizë nga injoranca e mungesa e dijeve

Nga Presidentja dhe Kryeministri që në çdo përfaqësim ndërkombëtarë e kanë prezantuar Kosovën dhe vazhdojnë ta prezantojnë si vend i krimit të organizuar, korrupsionit, të stërkequr nga udhëheqja mbi 20 vjeçare nga ana e “kriminelëve” që luftuan për çlirimin e sajë, dhe meqë debatikasit në pushtet po vazhdojnë ta  kriminalizojnë duke e instaluar neokomunizmin putinist përmes diktaturës staliniste, prandaj si i tillë vendi tyre (Kosova jonë) nuk mund të jetë pjesë e botës demokratike. 

Po ashtu larg integrimeve euroatlantike, (këtë e dëshmuan edhe me takime sheikësh që shohin ëndrra me Titon ende, apo çarqe magnatësh që promovojnë politikat e anticivilizimit dhe dehumanitetit; 

Nga zëvendëskryeministri dhe udhëheqësi  i bisedimeve me Serbinë apo homologu i Petroviçit, Lajcakut e Borelit, i cili përveç marrëveshjeve në dem të çështjes,  si ajo për arkivat e UÇK, për lëvizjen e lirë ndërkufitare, që u krijuan si alibi për Serbinë, që ti prolongojnë bisedimet dhe përmbylljen  e procesit politik, e ka edhe injorancën të gënjej e spekuloj për takimet dhe bisedat me përfaqësues të lartë të forumeve ndërkombëtare ku Kosova pretendon të anëtarësohet e integrohet.  Me këtë sjellje ka shkaktuar një dëm konsenkuent në kredibilitetin përfaqësues ndërkombëtar të shtetit;

E deri tek Ministrja e Punëve të Jashtme e cila përveç tendencave për ta prezantuar vendlindjen e babait të vet si vend i “krimit të organizuar e korrupsionit” dhe fole e “kriminelëve” ani se luftetarë që luftuan për çlirimin e vendit nga okupimi serb, (që ia vrau dhe babain e saj, pikërisht pse luftoi për liri, pra ishte “kriminel” edhe ay sipas të bijës së rritur në logjikën, edukatën dhe kulturën komuniste, të Shqipërisë ë kohës), e deri te skandalet dhe jo kultura protokollare e pritjes, përcjelljes dhe shoqërimit të personaliteteve shtetërore të huaja dhe mike të Kosovës. 

Kjo sjellje përçmuese larg kulturës protokollare, mund të shihet edhe si refleksion i pretendimit të saj që shfaqi në forume ndérkombëtare, kundër Gjermanisë së sotme për të kaluarën e sanksionuar tashmë.

Përfundimisht, personazhët e Orwellit në qeveri, po përpiqen që krizen ku e sollen për këto tre vite të mbrapshta (afër dy vite qeverisje) përmes gjuhës së shifrave ta prezantojnë si efekt i kundër reagimit ndaj masave për diciplinimin e administratës shtetërore ndaj partisë-shtet, diciplinimin e bizneseve ndaj objektivave propagandues për mbirealizimin standard 100%, deri te masat për varfërimin e qytetarëve me politika të mveshura me fasaden e patriotizmit ideologjik.

E kaluara i njeh këto doktrina komuniste, kur luftohej në shkatërrimin e varfërimin e të pasurve dhe barazimi me të varfërit. Por, u dëshmua me kohë, edhe sot po ndodhë njejtë se, u luftuan e  shkatërruan të pasurit, kurse të varfërit u bënë edhe më të varfër, bashkë me shtetin.

Bëni kujdes se në po jetojmë në kohën e internetit kur edhe diplomacia edhe politika por edhe sferat tjera komunikojnë përmes internetit. 

Koha po ju demanton dhe nga nga “specialist të kauzave të rrejshme e gënjeshtarë” për kohë të shkurtër të qëndrimit në pushtet po dëshmoheni si “specialist të mashtrimit”.

Pra, diplomacia e internetit nuk do të thotë se është e pa kontrollueshme dhe e amnestuar nga e vërteta apo kur denigrohet nga e pavërteta.

Po i trembem fundit tuaj traumatik për besimin qytetar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rusia nuk ndalet, ky është veprimi i radhës ndaj Ukrainës

Story i radhës

Lufta në Ukrainë pjesë e skenarit ruso-serb të “Open Ballkanit” të treshes Thaçi-Vuçiqi-Rama

Të fundit nga