Përmbytjet në Kenia lënë të vdekur 70 persona

Të paktën 70 persona kanë vdekur nga përmbytjet në Kenia ndërsa autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e njerëzve nga zonat e rrezikuara për shkak të reshjeve të dendura.

“Për fat të keq, numri i njerëzve që kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve tani është 70”, tha Isaac Maigura Mwaura.

Gjithashtu, nga ujërat e furishme është përfshirë edhe një kamion që transportonte njerëz në jug të Kenias, incident ky i cilësuar si mjaft shqetësues nga Kryqi i Kuq, shkruan CNN.

Bëhet e ditur se të prekur nga përmbytjet janë mbi 13 mijë familje të cilat janë detyruar të zhvendosen, 22 rrugë dhe 26 shkolla.

Presidenti Willaim Ruto ka autorizuar ekuipazhet e emergjencës për të evakuuar me forcë njerëzit që jetojnë përgjatë brigjeve të lumenjve dhe zonave tjera të prekura.

“Fatkeqësisht, do të na duhet t’i zhvendosim disa prej tyre edhe nëse nuk pajtohen, sepse ata e rrezikojnë veten”, tha Ruto.

Sipas Kryqit të Kuq, 26 nga 47 qarqet e Kenias janë prekur nga përmbytjet, me reshjet e dendura që pritet të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të vendit.

Ndryshe, përmbytjet në Afrikën Lindore kanë prekur edhe Tanzaninë dhe Burundin. Në Tanzani raportohet për 155 të vdekur. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Më kërcënonte të dorëhiqesha!”- U plagos me thikë në shpinë nga bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj, zbardhet dëshmia e Eri Koshajt

Story i radhës

Një nip apo mbesë është dhurata më e mirë që një vëlla apo një motër mund t’ju bëjë

Të fundit nga