lufta ne iran rrit cmimet e ushqimeve 6a292e864a319

Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve

June 10, 2026
1 minut lexim

Përshkallëzimi i konfliktit në Iran dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit po rrisin rrezikun e urisë për miliona njerëz në mbarë botën, paralajmëron Programi Botëror i Ushqimit (WFP).



Drejtori Ekzekutiv në detyrë i organizatës, Carl Skau, tha se bllokimi i një prej rrugëve më të rëndësishme detare në botë ka shkaktuar rritje të ndjeshme të kostove të karburantit, duke ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e ushqimeve.

Sipas tij, operacionet humanitare janë bërë shumë më të kushtueshme, ndërsa furnizimet me plehra bujqësore drejt vendeve të varfra, si Sudani, janë penguar ndjeshëm. Skau theksoi se familjet në vendet më të prekura po përballen me pasoja të menjëhershme. “Kur çmimet e ushqimeve rriten me 20-30%, njerëzit hanë 20-30% më pak”, u shpreh ai.

Situata rëndohet edhe më shumë nga mungesa e fondeve për organizatat humanitare. Programi Botëror i Ushqimit ka regjistruar një rënie të ndjeshme të donacioneve, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara, donatori më i madh i organizatës.

WFP kishte paralajmëruar më herët se deri në 45 milionë njerëz të tjerë mund të përballen me uri akute nëse çmimi i naftës mbetet mbi 100 dollarë për fuçi.

Sipas organizatës, edhe nëse Ngushtica e Hormuzit rihapet së shpejti, pasojat ekonomike dhe humanitare të krizës do të vazhdojnë të ndihen për një kohë të gjatë.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ngisni me kujdes punimet e ndertimit jane duke u zhvilluar ne disa rruge ne te gjithe vendin 6a291c9635116
Lajmi i mëparshëm

Ngisni me kujdes — punimet e ndërtimit janë duke u zhvilluar në disa rrugë në të gjithë vendin

vellai i ilir konushevcit drejt kuvendit per here te pare befason me numrin e votave deri tani 6a293312e760e
Lajmi i radhës

Vëllai i Ilir Konushevcit drejt Kuvendit për herë të parë – befason me numrin e votave deri tani

Të fundit nga

ShkoLartë