Këtë shkrim vendosa ta shkruaj për t’i kujtuar e treguar opinionit të vërtetën e madhe: atë të luftës heroike e të lavdishme të UÇK -së, luftë e cila për nga heroizmi është më e lavdishme se sa lufta në Ukrainë kundër pushtuesit rus, dhe kjo për këto arësye:
1-Ukraina në Bashkimin Sovjetik ka qenë republika e dytë më e madhe pas republikës ruse, dhe Ukraina ka pasur gjithcka që kishte një shtet brënda Bashkimit Sovjetik.
2-Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, Ukraina fitoi Pavarësinë dhe shtetin e saj sovran, dhe si e tillë Ukraina ishte shtet që u njoh ndërkombëtarisht si edhe nga vetë Rusia.
Përkundër kësaj Kosova ka qenë koloni e uzurpuar nga Serbia që prej më shumë se 100 vitesh, dhe Serbia kishte instaluar në cdo cep dhe anë të Kosovës administratën, policinë, ushtrinë dhe tërë sistemin e shtypjes dhe të genocidid serb, aq sa Perendimi e njihte Kosovën si Krahinë të Serbisë, e madje edhe si krahinë autonome Kosova përsëri ishte një krahinë nën Serbi.
Madje kundër Luftës së Kosovës për liri dhe kundër pavarësisë së saj ka qenë edhe vetë Ukraina ashtu sikurse edhe të gjitha republikat ishsovjetike qe dolën shtete të Pavarura.
UÇK-ja lindi si ushtria më e re në Botë, dhe ajo e filloi luftën clirimtare duke u nisur nga zeroja, pa armë e pa municine, e pa pushkë përballë një ushtrie si ndër më të fuqishmet dhe më mdernet në Europë e pajisur me tanke, avionë e raketa.
Rinia dhe pjesa më vitale e patriotike e Kosovës ishte persekutuar, burgosur dhe dëbuar nga Kosova.Luftëtarët e UÇK-së nuk ishin vetëm nga Kosova, por ata vërshuan dhe u kthyen nga diaspora për të luftuar okupatorin barbar serb, gjë që shumë rrallë ka ndodhur me popujt e tjerë.
UCK-ja nuk kishte armatim, pervecse me shumë mundime ajo i blinte ato nga Shqipëria, dhe madje edhe ata kallashnikov dhe fishekë e granata qe i blinin në Shqipëri ato ishin të vjetra e të skaduara.
Nëse UÇK-ja do të ishte furnizuar me armë moderne nga Perendimi, nga Turqia dhe Shqipëria ashtu sikurse po furnizohet sot lufta e ukrainasve, UÇK-ja do ta kishte cliruar vetë Kosovën.
UÇK-ja si ushtri shqiptare doli nga populli dhe është mishërim i popullit heroik e patriot të Kosovës, dhe nuk duhet të ngatërrohet Lufta Heroike dhe e Lavdishme UÇK-së me përfituesit, spekulantët dhe keqpërdoruesit e saj , të disa ishkomandatëve që koha tregoi se ata paskëshin “luftuar” për interesa personale për të rrëmbyer pushtet , pasuri e privilegje e që për këto ata sakrifikuan dhe përvetësuan sa mundën pushtet, troje, ndërmarrje, banesa, pasuri turistike,pyje e toka shtetërore; nuk ngatërrohet lufta e UÇK-së me ata që e tradhtuan atë dhe që rrënuan ekonominë e Kosovës, dhe shkuan deri atje sa për interesa personale edhe bënë marrëveshje tradhtie kundër Kosovës, si me marrëveshjen për Bashkësinë e Komunave Serbe; me faljen e territoreve shqiptare Maqedonisë e Malit të Zi , dhe që kërcënuan edhe me ndarjen e Kosovës.Këta tipa komandantësh e politikanësh gjithfarësh i bënë dëm të madh jo vetëm luftës së madhe heroike e patriotike të UÇK-së dhe vlerave të larta të saj, por edhe i dhanë shansin që të flasin kundër dhe të intrigojnë e të shpifin kundër saj jo vetëm propaganda e shteti serb e rus; por i dhanë shansin që të guxojnë e të llomotisin kundër saj ishshërbëtorët intelektualë, mediatikë , ishspiunët dhe agjentët që i kanë shërbyer regjimit kriminal e genocidist serb; si dhe i dhanë rastin që të flasin kundër saj edhe ata frikacakët, atyre që nuk kanë bërë asgjë për Kosovën si dhe “patriotëve” fallco e nihilistë të kafeneve e të face-bookut.
Por Lufta e UÇK-së ka hyrë në historinë kombëtare si lufta më e lavdishme kombëtare shqiptare, si lufta e një ushtrie dhe e një populli fisnik, heroik e liridashës, e një populli si më meritori për sakrifica për liri në historinë europiane.