microsoft e quan 2025 vitin e windows 11 es 677d1e761b382

Microsoft e quan 2025 “vitin e Windows 11-ës”

January 7, 2025
1 minut lexim

Është 2025 dhe Microsoft e ka nisur vrullshëm këtë vit duke i kujtuar të gjithëve se mbështetja për Windows 10-ën mbaron në Tetor. Ndërsa kompania është përpjekur në forma të ndryshme ti shtyjë përdoruesit të kalojnë nga Windows 10 në Windows 11 përgjatë 2024, tani ka vendosur ta quajë 2025 si “viti i rifreskimit të kompjuterëve Windows 11.”

Vitin e kaluar Microsoft e nisi 2024 duke deklaruar se është “viti i kompjuterëve AI,” përpara se të lançonte një gamë të gjerë kompjuterësh Copilot Plus disa muaj më vonë.

Ndërsa Microsoft po i afrohet fundit të Windows 10-ës, në CES ju kujtoi të gjithëve se rifreskimi i një kompjuteri Windows 10 është më i rëndësishëm se blerja e një televizori apo telefoni të ri në 2025.

Me adoptimin e Windows 11-ës që ka ngelur pas, nuk është aspak çudi të shohim Microsoft që i dedikon një vit nxitjes së përdoruesve të kalojnë nga Windows 10 në Windows 11, qoftë edhe duke blerë një kompjuter të ri.

Aktualisht Windows 11 është sistemi operativ më popullor mes gamerave në Steam. Ndërkaq Microsoft prezantoi një plan përditësimesh quajtur Extended Security Updates për konsumatorët të cilët duan ta mbajnë Windows 10-ën dhe të marrin përditësime për vitin e parë. Ky plan kushtojë 30 dollarë në vit për ata që janë të gatshëm të qëndrojnë në Windows 10 në vend që të kalojnë në Windows 11. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vullneti xuxit per drilonin po ia paketoni fitoren 677d1ba3259eb
Story i mëparshëm

Vullneti – Xuxit për Drilonin: Po ia paketoni fitoren

mickoski formularin per aplikim per licence shqiptaret do te kerkojne dhe do ta marrin ne gjuhen shqipe 677d1fa09b27c
Story i radhës

Mickoski: Formularin për aplikim për licencë shqiptarët do të kërkojnë dhe do ta marrin në gjuhën shqipe

Të fundit nga

ShkoLartë