bashkim me opoziten kreu i lzhk mbetet per tu pare pas zgjedhjeve 677d25428eb5d

Bashkim me opozitën? Kreu i LZHK: Mbetet për t’u parë pas zgjedhjeve

January 7, 2025
1 minut lexim

“Nuk mund t’i ofrosh popullit shqiptar të njëjtën “pjatë supe “pas 34 vitesh”, kështu u shpreh kreu i LZHK Dashamir Shehi në një intervistë në “News Line” në ABC News, ndërsa foli për aksionin opozitar.

Gjatë kësaj interviste, Shehi nënvizoi se qëllimi i opozitës është të mundë qeverinë, duke shtuar se kanë për synim që t’i ofrojnë qytetarëve mundësinë e listave të hapura.

Ai theksoi se PD vazhdon të jetë e përçarë, dhe kjo sipas tij nuk e ndihmon aspak opozitën.

“Qëllimi opozitar është të mundim qeverinë, pastaj raportet se kë preferon populli këtë do ta tregojnë zgjedhjet. Uroj të jemi bashkë dhe të dalim fitimtar. Të mos ketë edhe një hutim të popullt. Përse opozita nuk mund të ketë. Por ky ligj që e bëri Rama me Berishën, gjithsesi ne do të mundohemi t’i ofrojmë qytetarëve një listë të hapur. Të zgjidhi edhe personazhin, se kë ka deputet se çfarë kontribuuesi është. Tezat që të përçahet opozita janë sajesa të atyre që duan ta mbajnë në kontroll opozitën. Nuk mund të ketë rrugë tjetër përveç bashkëpunimit. Nuk mund t’i ofrosh popullit shqiptar pas 34 vitesh të njëjtën pjatë supe. Shqiptarët kanë të drejtë të zgjedhin dhe të shohin personazhe të rinj. Ne për SPAK mendojmë ndryshe, për marrëdhënie ndërkombëtare mendojmë krejt ndryshe. Pra ka shumë gjëra që na ndajnë. Linja jonë kjo është, ne po mundohemi të zgjerojmë këtë aleancë që kemi bërë dhe të futen që gjithë linjat opozitare”, tha mes të tjerash Shehi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

siljanovska davkova as nuk kam pasur per qellim as do te perdor veto qe te ofendoj ndonje gjuhe 677d2053e8f1d
Story i mëparshëm

Siljanovska – Davkova: As nuk kam pasur për qëllim, as do të përdor veto që të ofendoj ndonjë gjuhë

eksperti austriak paralajmeron fuqishem serbine ne lidhje me asociacionin i tregon skenarin qe e pret nese insistohet nje gje e tille 677d2ea0df064
Story i radhës

Eksperti austriak paralajmëron fuqishëm Serbinë në lidhje me Asociacionin – i tregon skenarin që e pret nëse insistohet një gjë e tillë!

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë