Luanës i kushtoi mijëra euro rikthimi në Top për një natë

Luana Vjollca ka qenë e ftuara e radhës në “Ëndërrtjerrësit” mbrëmjen e shkuar, bashkë me motrën e saj, Marinën.

Gocat folën për karrierën në televizionin ku nisi gjithçka për to dhe krah kuriozitetit për të shkuarën nuk mund të kalonte pa vëmendje veshja e tyre në këtë dalje speciale.

Luana zgjodhi Roberto Cavalli, konkretisht paliçetat nga koleksioni Freedom Print dhe një fund nga i njëjti koleksion që në fakt kishte rolin plotësues mbi jumpsuit.

Vetëm fundi ka kushtuar 1319 dollarë, çmim ky me ulje. Ndërsa paliçetat janë shitur dhe vlera e tyre e saktë aktualisht nuk figuron online.

Megjithatë nga kërkimet tona, çmimi i tyre i kalon 2800 dollarët. Me pak fjalë, Luanës vetëm kjo dalje i paska kushtuar ca mijëra euro.

Image

Luanës vetëm kjo dalje i paska kushtuar ca mijëra euro.

Image

Luanës vetëm kjo dalje i paska kushtuar ca mijëra euro.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës: Më shumë se 3 milionë refugjatë kanë ikur në perëndim

Story i radhës

Sezoni i ri turistik për serbët në Shqipëri

Të fundit nga