Sezoni i ri turistik për serbët në Shqipëri

Serbët janë të vendosur që ta vizitojnë edhe këtë sezon veror vendin tonë për të kaluar pushimet verore. Sipas mediave serbe të gjitha kufizimet për Covid-19 të vendosura nga Shqipëria do të zbuten gjatë stinës së verës. Çmimet e paketave turistike në vendin tonë pritet të rriten me rreth 10% – 20%.

Sipas agjencive turistike serbe, vendi ynë gjithsesi ka një numër të kufizuar kapacitetesh hoteliere kur merret në konsideratë se është rritur interesi edhe nga operatorë të mëdhenj turistikë gjermanët e polakët.

Çmimet e akomodimeve private, të cilat mund të gjendeshin për 20 euro vitin e kaluar, mund të jenë shumë herët për t’u vlerësuar, por disa agjenci serbe tashmë kanë publikuar ofertat e tyre për vendet e preferuara të turistëve serbë në bregdetin shqiptar.

Shtatë net në Durrës, me mëngjes e darkë të përfshirë në hotel me tre yje, në muajin Qershor kushton 161 euro për person me transport vetjak. Me transportin e siguruar me autobus e njëjta paketë ofrohet për turistët serbë kushton 201 euro për person. Në Ksamil shtatë net serbëve do t’ju kushtojnë 135 euro për person me transport të përfshirë, ndërsa varianti më i ulët për Sarandën është 103 euro për person për shtatë net vetëm me mëngjes në dhomë me katër krevate me transport individual.

Çmimet më të ulëta të pushimeve për serbet ofrohen në Durrës 85 euro në ditë për dy persona në një hotel vetëm me mëngjesin e përfshirë në hotel me katër yje buzë detit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Luanës i kushtoi mijëra euro rikthimi në Top për një natë

Story i radhës

Babai arsyeton djalin që po thyen makinat, nuk është në gjendje të mirë

Të fundit nga