Zëvendëskryeministrja e Ukrainës: Më shumë se 3 milionë refugjatë kanë ikur në perëndim

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk tha se më shumë se 3 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina përmes kufirit të saj perëndimor.

Ndërkaq, ajo ka bërë të ditur se rreth 2 milionë të tjerë të zhvendosur brenda vendit, raporton BBC.

Ukraina ka evakuuar 190 mijë civilë nga zonat e vijës së frontit përmes korridoreve humanitare që nga fillimi i pushtimit rus, tha Vereshchuk.

Ajo gjithashtu shtoi se korridoret në rajonet e Kievit dhe Luhanskut po funksiononin, por një korridor i planifikuar për në Mariupol ishte vetëm pjesërisht funksional, me trupat ruse që nuk lejonin autobusët të kalonin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Yll i ri i skenës shqiptare, Diti vjen me projektin e parë

Story i radhës

Luanës i kushtoi mijëra euro rikthimi në Top për një natë

Të fundit nga