Liverpoolit ashtu si i ka hije, ka shënuar fitore bindëse me rezultat 6:0 ndaj Leeds Utd, në takimin e mbetur të javës së 19-të të Premier League.
Tre pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit.
“Reds-at” treguan lojë shumë të mirë dhe si fryt i kësaj edhe e mbushën portën e rivalit.
Salah shënoi në minutën e 15-të nga penalltia, duke vazhduar serinë e golave Matip (30′), sërish Salah nga penalltia (35′), Mane (80′ e 90+1′) e van Dijk (90+3′).
Liverpooli është në vend të dytë me 60 pikë pas 26 jave, minus tre pikë nga lideri Manchester City dhe Leeds Utd është i 15-ti mi me 23.