Ashtu siç kishin paralajmëruar më herët, pas konsultimeve dhe takimeve me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në mbledhjen e mbajtur me 5 nëntor 2022 në Rashkë, Lista serbe u deklarua se serbët e Veriut të Mitrovicës do të tërhiqen nga të gjitha institucionet politike, sikurse nga Kuvendi, Qeveria, kryetarët e katër komunave të Veriut, nga gjyqësori, policia dhe zyrtarë të tjerë.
Që nga themelimi i saj, Lista serbe asnjëherë nuk përfaqësoi dhe nuk mbrojti interesat e serbëve të Kosovës, por ajo ishte instrument dhe mekanizëm i Vuçiqit për krijimin e tensioneve të vazhdueshme duke krijuar kriza dhe destabilizuar pjesën Veriore të Kosovës. Sepse mirëfilli dihet se Lista serbe dhe grupet e tyre kriminale, janë mafiozët dhe bosët e nëntokës që merren me kontrabandë dhe krim të organizuar, mbjellin frikë, bëjnë presion ndaj qytetarëve serb për t’i nënshtruar dhe bindur urdhërave të tyre.
Vuçiqi, për t’a forcuar pushtetin e tij në Serbi dhe për t’a mbajtur pjesën Veriore të Kosovës nën kontrollë, i veshi me kostume dhe kravata kontrabandistët, kriminelët dhe huliganët, dhe formoi Listën serbe si « parti politike » duke i inkorporuara ata. Kjo tregon se Lista serbe caktohet në Beograd, kurse përmes dhunës dhe falsifikimit të votave, marrin mandatin e deputetit në Kosovë.
Për fat të keq, ish qeveritarët e Kosovës, dmth opozita e sotshme, jo vetëm që nuk luftoi strukturat kriminale paralele, nuk ushtroi dhe nuk zbatoi ligjshmërinë në pjesën e Veriut të Kosovës, por ata bashkëpunuan dhe u bënë pjesë e krimit të organizuar për përfitime personale, në dëm të shtetësisë së Kosovës.
Parashtrohet pyetja, çka ndikoi në eskalimin e kësaj situate? Sipas Beogradit dhe Listës serbe shkaku është zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave si dhe shkarkimi i drejtorit të policisë në Veri të Kosovës, i cili refuzoi zbatimin e vendimit të Qeverisë.
Mirëpo, e vërteta qëndron diku tjetër, respektivisht mobilizimi i serbëve dhe dorëheqjet masive nga institucionet e Kosovës janë rezultat i pakënaqësisë së Vuçiqit ndaj iniciativës franko – gjermane që nuk i konvenoi, të cilën edhe zyrtarisht Vuçiqi e refuzoi në përgjigjen e tij dërguar BE-së. Për të fituar në kohë, Vuçiqi ka nevojë të prodhojë kriza të reja, prandaj përmes Listës serbe organizoi dhe orkestroi dorëheqjet me preteksti e konvertimit të targave.
Në këto momente delikate, kur Kosova po përballet me politikat hegjemoniste të Serbisë, të koordinuara me Rusinë, kur strukturat kriminale serbe brenda dhe jashtë Kosovës destabilizojnë, jo vetëm Kosovën, por edhe Rajonin, kur diplomacia e SHBA-ve, Gjermanisë, Francës dhe BE-ja kanë intensifikuar angazhimet për gjetjen e një zgjidhje sa më të shpejtë, opozita e Kosovës merret me politika të ditës, me kritika të liga dhe sillet sikurse të ishte në fushatë zgjedhore. Tek e fundit, kjo çka po ndodh në Veri të Kosovës, është rezultat e politikave të gabuara dhe të papërgjegjshme të PLAN-it kur ata ishin në pushtet.
Në këto momente, opozita duhet t’i lejë anash inatet politike dhe t’a përkrahë Qeverinë Kurti, t’i kontaktojë të gjitha ambasadat e huaja në Kosovë por edhe BE-në, duke ngritur zërin kundër Serbisë dhe duke kërkuar nga ato që të jenë më të ashpër ndaj Serbisë, që presioni të bie mbi Serbinë e jo mbi Kosovën.
Po ashtu një përgjegjësi e madhe bie edhe mbi disa televizione, të cilat në emër të fjalës së lirë, nëpër emisioni ftojnë politikan të konsumuar dhe të dështuar, që Kosovën e sollën në këtë derexhe, si dhe gazetar sharllatanë, (ba)analistë të papërmbushur dhe injorant që nuk dijnë t’a vlerësojnë situatën në të cilën gjindet Kosova.
Fatmirësisht, sovrani është shumë më i përgjegjshëm se këta që i përmenda, prandaj kryeministri Kurti nuk duhet të shantazhohet nga Lista serbe, e cila është pjesë dhe që dirigjon strukturat kriminale serbe, t’i qëndrojë besnik deri në fund zotimeve, duke bashkëpunuar me aletatët tanë strategjik.
Pas këtyre dorëheqjeve, institucionet e Kosovës menjëherë duhet t’i fillojnë procedurat për zavendësimin e tyre ashtu siç parasheh Kushtetuta dhe ligjet përkatëse, raspektivisht kryetari i Kuvendit të Kosovës, këto dorëheqje duhet t’ia dërgojë presidentes, e cila pastaj ia përcjell Komisionit zgjedhor, i cili konstaton se mandati i deputetëve ka marrë fund. Deputetët e dorëhequr zëvendësohen me deputet të të njejtës parti që kanë marrë më shumë vota, kurse për kryetarët e komunave, sipas një Vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, pas dorëheqjes së kryetarit të komunës, prsidentja e shtetit bashkë me Komisionin zgjedhor caktojnë datën për organizimin e zgjedhjeve në ato komuna. Sa i takon policëve që me vetdëshirë u larguan nga puna, Ministria e Punëve të Brendshme, tanimë ka filluar zavendësimin e tyre.
Dhe së fundmi të përmendi se, e gjithë kjo që po ndodhë, bëhet për formimin e Asociacinit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, që më vonë të bëhet pjesë e Serbisë. Tani mund t’a marrim me mend se, çka po bëjnë serbët pa Asociacion, por nëse ajo formohet ?!