sermaxhaj te kika 67815f2d9344f

Sermaxhaj te Kika

January 10, 2025
1 minut lexim

Kika e Hogoshtit ka emëruar kryetrajner të ri Genc Sermaxhajn.

Synimi i Kikës është të sigurojnë ekzistencën në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B. 

Sermaxhaj ka luajtur në shumë ekipe të Kosovës, si në FC Drita, SC Gjilani, Prishtinë etj.

Kika aktualisht është në pozitën e 8-të me 11 pikë.     

“Me kënaqësi të madhe njoftojmë tifozët tanë, komunitetin sportiv dhe të gjithë dashamirët e futbollit se Genc Sermaxhaj i është bashkuar klubit tonë si kryetrajner. 

Genc Sermaxhaj, një emër i njohur dhe i respektuar në futbollin kosovar, sjell me vete përvojë dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm. 

Ai ka ndërtuar një reputacion të shkëlqyer falë angazhimit të tij të palodhshëm dhe rezultateve të arritura në karrierën e tij si trajner dhe futbollist.

Bashkimi i tij me KF Kika është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të ekipit tonë dhe arritjes së objektivave tona për të qenë konkurrues dhe për të sjellë suksese të reja për klubin dhe tifozët tanë.

I urojmë trajnerit Sermaxhaj mirëseardhje dhe shumë suksese në drejtimin e ekipit tonë!”, njofton KF Kika.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mexhiti bdi eshte e kapur dhe e mbaruar 67815e4372edc
Story i mëparshëm

Mexhiti: BDI është e kapur dhe e mbaruar

bmw me ndryshime brenda automjetit ekrani tani eshte prane xhamit te perparme 6781601d63dfc
Story i radhës

BMW me ndryshime brenda automjetit: Ekrani tani është pranë xhamit të përparmë

Të fundit nga

Ai do të japë dëshmi?

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dha një mbrojtje të pasionuar për veten dhe sulmoi kundërshtarët e tij të martën, por të hënën e ardhshme ai do të dalë në gjykatë. Ai do
ShkoLartë