shba te deshmuan angazhimin e tyre per nje gjyqesor te pavarur ne rmv 67814d203cd41

SHBA-të dëshmuan angazhimin e tyre për një gjyqësor të pavarur në RMV!

January 10, 2025
min lexim

Shkup, 10 janar – SHBA-të si aleat të pakontestueshëm të Maqedonisë së Veriut shpesh herë janë angazhuar fuqishëm në ndihmë të vendit për plotësimin e kushteve elementare bazike për integrim dhe avancim. Një nga betejat më të mëdha ka qenë gjyqësori kapur, me çka thirrjet e vazhdueshme kanë qenë për pavarësimin e këtij organi, sepse është hallka kryesore për funksionimin e gjitha institucioneve tjera. Por, këtë betejë SHBA-të nuk e bënë vetëm përmes deklaratave por edhe me veprime konkrete në këtë drejtim, shkruan Zhurnal.

Askush nuk është mbi ligjin, respektoni pavarësinë e gjyqësorit –

Populli meriton që udhëheqësit dhe zyrtarët e tyre të mbajnë përgjegjësi, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase.

Nga SHBA thonë se korrupsioni vazhdon të jetë një pengesë e rëndësishme për përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe një arsye kryesore pse reformat ekonomike po dështojnë dhe të rinjtë po largohen. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit thotë se mesazhi i Shteteve të Bashkuara për qeverinë e re është i njëjtë me atë të qeverisë së kaluar.

“Askush nuk është mbi ligjin; zbatoni mjetet dhe ligjet tuaja ekzistuese për rezultate më të mëdha; dhe respektojnë pavarësinë e gjyqësorit. Populli meriton që liderët dhe zyrtarët e tij të mbajnë përgjegjësi”.

Nga atje thonë se Shtetet e Bashkuara mbështesin ndëshkimin e atyre që shfrytëzojnë zbrazëtitë dhe punojnë për interesat e tyre, në vend të njerëzve që i zgjodhën në detyrë.

“Ne mbështetemi te qytetarët që të kërkojnë integritet nga qeveria e tyre dhe të kërkojmë pasoja për ata që tradhtojnë besimin e publikut.

Por nga atje thanë se presin që edhe gjyqtarët të kërkojnë përgjegjësi nga të korruptuarit.

Megjithatë, freskimi i fundit i listës së zezë amerikane me dy figura që kanë pasur ndikim të drejtpërdrejt në gjyqësor është treguesi më i qartë që SHBA-të seriozisht janë të angazhuar në këtë drejtim. Prandaj, kjo mund të konsiderohet edhe ndihma më e madhe për vendin e popullin tonë pasi pavarësimi i gjyqësorit do të thotë funksionimi normal i gjitha institucioneve tjera.

Shuma të mëdha parash janë hedhur në gjyqësor vetëm për të mënjanuar ndikimin e mundshëm politik. Kryesisht donacione të huaja, pra janë para të grumbulluara nga taksapagues të popujve tjerë që nuk do mend që ambasadat e atyre popujve të pranishëm në vend do të bëjnë çmos që të ketë efekt e rezultate pozitive konkrete.

Funksionimi i gjyqësorit me hapa të ngadalshëm –

Sistemi gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka nivel të caktuar dhe mesatar të gatishmërisë dhe është arritur progres i caktuar në funksionimin e gjyqësorit, tregon Raporti për progresin e vendit për vitin 2024. Theksohet se vendi miratoi Strategji të re për reforma në gjyqësor (2024-2028) dhe udhërrëfyes për Kapitullin 23, si dhe se është filluar me zbatimin e rekomandimeve të Misionit Vlerësues për punën e Këshillit Gjyqësor nga viti 2023.

“Paralajmërimet e Qeverisë së re për ‘shpërbërjen’ e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial janë shqetësim serioz, sepse veprimet e tilla do ta minonin pavarësinë e gjyqësorit. Deficiti i rritur në burime njerëzore në gjyqësor shkakton shqetësim për ndikimin ndaj cilësisë dhe efikasitetit të drejtësisë”, vlerëson KE në Raport. Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar janë zbatuar pjesërisht dhe ende janë të vlefshme në masë të madhe. Sipas KE-së, vendi në vitin e ardhshëm duhet:

Pa qeverisje funksionale të së drejtës, Maqedonia e Veriut nuk mund të shpresojë për përparim në procesin e integrimeve evropiane, veçanërisht duke pasur parasysh se pika kyçe gjatë negociatave të cilat ende nuk kanë filluar është pikërisht kapitulli 23, gjyqësori dhe të drejtat e njeriut. Perceptimi aktual i sistemit gjyqësor Në Maqedoninë e Veriut është pasqyrim i asaj për të cilin vlerësohet se është skajshmërish i partizuar, institucionet e drejtësisë nuk funksionojnë, thënë thjesht, gjyqësori nuk e kryen funksionin e tij si autoritet i tretë, pra si korrigjues i legjislativit dhe ekzekutivit.

Prandaj nuk duhet të habitemi me besimin jashtëzakonisht të ulët i qytetarëve në sistemin e drejtësisë, i cili tashmë ka rënë nën katër për qind, që është një fakt shkatërrues për një vend. Prandaj, në plotësimin e kirtereve të Kopenhagës për anëtarësim në BE është e domosdoshme edhe adaptimi i ligjeve të vendit kandidat me ato të BE-së, e kjo praktikë pra merret nga vendet evropiane të zhvilluara.

Për qeverinë e re fokusi duhet të jetë në reforma. Reforma të cilat para së gjithash janë dhe mbi të gjitha do të jenë me kërkesë të qytetarëve dhe interesave të tyre. Rruga përpara, intensiteti i atyre reformave dhe përparimi drejt BE-së tani varet nga ne. Tani është momenti kur duhet të ndërlidheni në atë nxitje që ka ndodhur në vitin 2022 me fillimin e negociatave.

Prandaj, për të ecur para Maqedonia e Veriut është e detyruar që krahas gjitha reformave tjera të bëj edhe reformat e duhura dhe shumë të nevojshme në sektorin e gjyqësisë, fillimisht duke e departizuar pastaj duke e lejuar që të funksionojë pa presione politike, në mënyrë që të ketë kuptim të plotë si pushtet korrigjues./Zhurnal.mk

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shkarkohet ilire dauti vmro znam levica votuan per 67814c700b882
Story i mëparshëm

Shkarkohet Ilire Dauti! VMRO-ZNAM-LEVICA votuan “PËR”

gjendja e janullatos kritike del nga salla e operacionit dhe futet ne intubim 6781520d47165
Story i radhës

Gjendja e Janullatos kritike, del nga salla e operacionit dhe futet në intubim

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë