Linkedin lançon një platformë podcast

Linkedin ka vendosur të hyjë më thellë në botën e podcasteve. Kompania lançoi ditën e sotme një rrjet podcast i cili vjen me disa shfaqje nga Linkedin News dhe programe nga figura të njohura në industrisë.

Sigurisht këto përmbajtje dhe shfaqje janë të orientuara drejt një audience profesionistësh. Ato fokusohen tek kuptimin e teknologjisë, menaxhimi i shëndetit mendor dhe shpjegimi i proceseve të rekrutimit.

Bashkëthemeluesi dhe CEO i Linkedin Reid Hoffman do të mbajë podcastin e tij të parë për sipërmarrjet quajtur “The Start-Up of You” dhe të debutojë këtë pranverë.

Kompania thotë se Linkedin Podcast Network është një program pilot dhe vjen pas suksesit të Hello Monday, një podcast i prodhuar nga Linkedin News.

Shërbimi më i ri lidhet ngushtë me produktet e tjera të Linkedin si buletinet, eventet live, videot dhe postime me idenë se moderatorët dhe audiencat do të dëshirojnë të mbajnë lidhjet përtej podcastit.

Podcasti i Linkedin do të jetë i disponueshëm edhe në Apple Podcast, Spotify dhe platforma të tjera. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ky është drejtori ri i Fondit Pensional në RMV

Story i radhës

Morata qëndron vetëm nëse Atl Madrid ul çmimin

Të fundit nga