limaj shprehet i gatshem ti bashkohet pdk se ne zgjedhje 69fd05661dd0a

Limaj shprehet i gatshëm t’i bashkohet PDK-së në zgjedhje

May 7, 2026
1 minut lexim

Kreu i NISMËS Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se ekziston ende vullneti politik për bashkëpunim dhe ndërtim të një liste të përbashkët për zgjedhjet e 7 qershorit, duke aluduar në mundësinë e bashkëpunimit me Partia Demokratike e Kosovës.

Limaj tha se ky vullnet ka ekzistuar edhe në zgjedhjet e dhjetorit dhe vazhdon të jetë prezent edhe tani.

Ai theksoi se qëllimi i një bashkëpunimi të tillë do të ishte ndryshimi i qeverisjes dhe krijimi i një alternative politike që, sipas tij, do ta nxirrte vendin nga situata aktuale.

“Ka qenë vullnet edhe në zgjedhjet e dhjetorit, është një vullnet edhe sot. Edhe vendim i dhjetorit i strukturave, është edhe sot. Që vullnet nuk ka mungon. Jemi të interesuar që të ndërtojmë një listë të përbashkët, për atë që folëm më herët për ndryshimin e qeverisjes. Sot është luks me u marrë me njeri tjetrin, kur po themi që Kosova është në rrugën e keqe. Nëse është Kosova në rrugën e keqe, të gjithë që po besoj që është në rrugën e keqe, është koha të bashkohemi. Të maksimalizojmë vullnet a tyre që besojmë si ne. Dhe të mos lejomë m u bë më keq Kosova”, ka thënë Limaj.

Ai tha se një bashkim i mundshëm do t’i shtonte listës së PDK-së 40 mijë vota.

Krahas kësaj, Limaj deklaroi gjithashtu se Bedri Hamza është kandidati më i mirë për kryeministër.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

erzen elezi ska pasur sulm ndaj mjekut ne spitalin e tetoves 69fcf250cb4de
Lajmi i mëparshëm

Erzen Elezi: S’ka pasur sulm ndaj mjekut në Spitalin e Tetovës

lirimi i drejtoreshes se akshi t nga arresti shtepiak lala nderhyrja e gjykates se larte precedent te rrezikshem 69fd0590860aa
Lajmi i radhës

Lirimi i drejtoreshës së AKSHI-t nga “arresti shtëpiak”, Lala: Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë, precedent të rrezikshëm

Të fundit nga

ShkoLartë