Gjykata e Lartë ka zbutur masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke ndryshuar masën “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, e cilësoi vendimin si një rast të pazakontë, duke theksuar se është hera e parë që Gjykata e Lartë ndërhyn drejtpërdrejt në këtë mënyrë për një masë sigurie.
Klodiana Lala: Është vendimi që ne prisnim. Pak ditë më parë, kolegjet e bashkuara unifikuan praktikën e caktimi t të masës së sigurisë. Kjo duhej rregulluar shumë kohë më parë. por përsa kohë nuk ishin prekur zyrtarë të lartë nuk u prek. Ish-drejtoresha e AKSHI iu drejtua Gjykatës së Lartë. Dhe ky është vendimi i parë pas unifikimit të praktikës. Nuk dimë se është arsyetuar vendimi, por ajo është liruar nga masa e arrestit në shtëpi. Ky vendim vjen fill pas vendimit unifikues. Duhet të kemi parasysh se këto kërkesa për zëvendësim mase sigurie kanë bërë Meta, Berisha, Ilir Beqaj, Lefter Koka, Erion Veliaj, ky është rasti i parë që zbutet masa e sigurisë. Për herë të parë kemi një vendim tip. Karçanaj akuzohet edhe si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Pra ka ndoshta akuzën më të rëndë.
Si është e mundur që më herët Gjykata e Lartë ka kaluar me mospranim rekursi dhe sapo bëri këtë vendim ndryshoi, unë e shoh si një rrugë për t’i hapur rrugë amnistimit. Zoti Meta e ka në proces një kërkesë të tillë. Kjo e AKSHI-t është ndoshta afera më e rëndë që ka ndodhur ndonjëherë dhe gjykata e lartë shkon dhe e liron. Gjykata duhet të arsyetojë pa ekuivok si e zbuti masën e sigurisë për këtë zonjë. Ky vendim i Gjykatës së Lartë nuk është bërë për hallin e qytetarëve shqiptarë që kanë pasur arrest me burg. Ka pasur masë të tillë edhe për ata që kishin bërë një gardh pa leje. Por kur vjen puna te zyrtarë të lartë, gjykata e lartë mbyll një sy. E hapi rrugën për t’i liruar. Hap një precedent të rrezikshëm.
Xhevahir Zhabina: Është precedent i rrezikshëm. Nesër i lind e drejta Ergys Agasit apo të tjerëve. Në këtë prizëm e shoh që është një vendimmarrje shumë e rrezikshme. Për të mos thënë që zonja Karçanaj ka një akuzë të rëndë si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Duhet mbajtur i njëjti standard, nëse kërkon Meta apo Veliaj ndryshim mase.
Burimi: botasot.info


