erzen elezi ska pasur sulm ndaj mjekut ne spitalin e tetoves 69fcf250cb4de

Erzen Elezi: S’ka pasur sulm ndaj mjekut në Spitalin e Tetovës

May 7, 2026
1 minut lexim
IMG 6959

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi, ka reaguar ndaj lajmeve që po qarkullojnë në disa portale dhe rrjete sociale, duke i cilësuar si të pavërteta pretendimet se një mjek është sulmuar brenda spitalit, përcjell tetova1

Në reagimin e tij publik, Elezi sqaron se ngjarja nuk ka ndodhur në ambientet e Spitalit Klinik të Tetovës dhe nuk ka lidhje me procesin e punës apo detyrën zyrtare të personelit mjekësor.

“Demant

Të nderuar qytetarë, të nderuar pacientë,

Ju informojmë se lajmi që po qarkullon në disa portale dhe rrjete sociale se një mjek është sulmuar në Spitalin Klinik të Tetovës, nuk është i vërtetë.

Ngjarja nuk ka ndodhur brenda spitalit dhe nuk lidhet me procesin e punës apo detyrën zyrtare të personelit mjekësor. Bëhet fjalë për një çështje private, jashtë institucionit dhe jashtë orarit të punës.

Faleminderojmë mediat dhe qytetarët për mirëkuptimin dhe i inkurajojmë që informacionet të përcillen të verifikuara dhe me kujdes, në interes të formimit të drejtë të opinionit publik”, përfundon Elezi.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vajza me te cilen u fotografua orlando bloom ka 18 milione ndjekes kush eshte meredith
Lajmi i mëparshëm

Vajza me të cilën u fotografua Orlando Bloom ka 18 milionë ndjekës – kush është Meredith Duxbury?

Të fundit nga

Shpërthime në një qytet dhe ishull iranian

Mediat iraniane raportojnë për shpërthime në jug të Iranit, pranë zonës strategjike të Ngushticës së Hormuzit, duke rritur tensionet në një nga rajonet më të ndjeshme të Lindjes së Mesme. Sipas agjencisë
ShkoLartë