likove gjate tejkalimit me veture gjuajti me arme zjarri 69fcd64e256c6

Likovë: Gjatë tejkalimit me veturë gjuajti me armë zjarri

May 7, 2026
1 minut lexim
IMG 6942

Policia e Kumanovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një banorë të rajonit të Likovës, pasiqë paraprakisht, për rastin në fjalë është njoftuar nga një banor i kësaj ane, kurse autori i veprës është dërguar në Stacionin policor.

Sipas Sektorit të Punëve të Brendshme (SPB) 34-vjeçari gjatë tejkalimit me veturë ka gjuajtur nga revolja, kurse incidenti ka ndodhur “me daten 6 maj 2026 rreth ores 16:30”, përcjell portali “Kumanova Sot”, njoftimin e Policisë së Kumanovës.

“Policia e ka privuar nga liria personin me iniciale A.A. 34-vjeç fshati Hotël i komunes se Likoves, i cili dyshohet se gjatë tejkalimit me veturën e tipit ‘Mercedes’ në Hotël, e drejtuar nga personi me iniciale E.Sh., ka gjuahtur nga vetura me armë zjarri”, ka njoftuar Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovë.

Pas dokumentimit të plotë rreth rastit ne fjalë do te ndermerren masa tjera konform dispozitave ligjore.
Portali: “Kumanova Sot”

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kasami per limanin kam pasur nje relacion shume korrekt nuk arrij ta kuptoj se cpati 69fcd4e115b1c
Lajmi i mëparshëm

Kasami për Limanin: Kam pasur një relacion shumë korrekt, nuk arrij ta kuptoj se ç‘pati!

Të fundit nga

ShkoLartë