Kasami për Limanin: Kam pasur një relacion shumë korrekt, nuk arrij ta kuptoj se ç‘pati!
Njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami në intervistën për Alsat-M, duke folur për rastin e Fatmir Limanit, ka thënë se me të personalisht ka pasur relacione korrekte.
“Nuk arrij ta kuptoj as edhe sot se ç‘pati, personalisht kam pasur një relacion shumë korrekt, jo që kam pasur ndonjë konflikt të patejkalueshëm. Dy tre takimet e fundit që kemi pasur pas zgjedhjeve lokale, kemi pasur një komunikim shumë normal. Por pas atyre takimeve, kur dilte në opinion me deklarata nuk arrija t’i kuptoj dhe kjo solli që në një mbledhje të Kuvendit qendror të sjellim vendim për shkarkimin e organeve dhe përgatitjen e themelimit të VLEN ku personit në fjalë i pushon pozicioni në Lëvizjen Besa dhe në konsultim me liderët ata nuk do jenë propozime të ardhshme për pozicionet që kanë pasur”, tha Kasami.
Ai ka folur edhe për rastin me zv/kryeministrin për qeverisje të mirë, Arben Fetai, si drejtues i ASH-së.
“Për shkak të specifikave, ku Fetai ka qenë drejtues i ASH-së nuk është që mund të flasë se çka ndodhi me të. Ajo që mund të them është se kemi pasur një kundërshtim se si i shihte zhvillimet e fundit brenda VLEN dhe se aty ka qenë kundërshtimi jonë i parë”, ka nënvizuar mes tjerash Kasami.
Burimi: alfax.mk


