Letër Presidentes: Përfaqësoje popullin

min lexim

Presidente, sot më shumë se kurrë vepro konform fuqisë Kushtetuese, përfaqësoje popullin drejt liberalizimit të vizave. Nëse Ne vet nuk luftojmë për të drejtën tonë, askush nuk e bënë për Ne.

Të gjitha përfaqësitë diplomatike janë në Kosovë. Por, që ka nevojë duhet të trokasësh në dyert vendeve të tyre. Ne dyert e miqve? Populli i Kosovës ka bërë shumë deri me tash – përfaqësoje drejt dhe fuqishëm e mos i zhgënje sepse të obligon edhe Kushtetuta. Presidenti është PERFAQËSUES i popullit!

Shtetet e BE-së e dinë shumë mirë që sistemi ETIAS nuk vlen për Kosovën, andaj disa vende edhe propozojnë një proces të tillë. ETIAS vlen për 63 shtetet që kanë liberalizim me BE. Këtë e konfirmon vet portali i BE-së për schengen. Kosova nuk ka LIBERALIZIM andaj nuk i plotëson kushtet për ETIAS tash për tash.

Presidenti slloven Borot Pahor, Presidenti Kroat z. Zoran Milanovic dhe ai Çek z. Milos Zeman, po ashtu ai austriak Alexander Van der Bellen, dhe ai gjerman Frank Walter-Steimeier prej kohesh iu kane thënë Juve, që të llogarisni në përkrahjen e tyre. Tash është koha që të kërkosh ndihmën e vërtetë të tyre; duke mos lënë anash asnjë kontakt tjetër të BE-së si p.sh: kryeministrja e Finlandës znj. Sanna Marin. Një politikane me influencë dhe fuqi në BE.

Që të gjithë së bashku ta bindni presidentin francez z. Emauel Macron dhe ata pak të tjerë që me 23 tetor, me shkrim të jap dritën e gjelbër për liberalizim pa asnjë kusht.

Me 23 tetor Presidente, të gjitha vendet e BE-së me shkrim duhet ta konfirmojnë apo jo liberalizimin e vizave për Kosovën. Këtij hapi Ju së bashku më të gjithë Ne, duhet t’i paraprijmë drejtë duke kontaktuar çdo person që njohim; madje edhe qytetarët e zakonshëm që jetojnë brenda dhe jashtë Kosovës t’i kontaktojnë miqtë e tyre evropian.

Spanjën duhet ta falënderojmë për qëndrimin dhe deklarimin e saj pozitiv për Liberalizimin e Viza për Kosovën. KFORI spanjoll krijoi paqe në Kosovë, tash edhe përkrahja për Liberalizim. Spanja po e kthen borxhin e komandant Asim Vokshit. Por edhe të gjitha vendet tjera që kanë qenë Pro liberalizimit duhet falënderuar dhe kërkuar që me 23 tetor të jene pozitive edhe me shkrim?! “Ky do të ishte fillim i mirë”, thotë Sun Tzu në librin e tij Arti i Luftës. Djersitja e askujt dhe asnjë vendi nuk duhet injoruar.

Presidente, fushata duhet të përfshijë secilin vend që e ka përkrahur Liberalizimin dhe ato pak vende që kanë kërkuar kushte shtesë. Të kërkoni nga të gjithë qytetarët e Kosovës që në rrjetet e tyre sociale Twitter t’iu shkruajn në muret e udhwqësve të këtyre vendeve që kanë vënë kushte shtesë që e gjithë bota t’i lexoi dhe njoh ata udhëheqës.

Kërkoje me ngulm edhe ndihmën amerikane dhe angleze. Presidenti Clinton ka pasur të drejtë kur ka thënë: “Ne e fituam luftën. Ju fitojeni paqen”. Të luftojmë të gjithë për paqe e prosperitet. Ju Presidente edhe kur është vështirë përqafoni obligimet Kushtetuese dhe udhëhiqni!

Fushata duhet të përfshi çdo shqiptarë dhe mik shqiptari, kudo në botë të shkruaj artikuj, opinione dhe analiza në të gjitha gazetat e mundshme globale. Të bëjnë deklarata në radiot në emisionet e drejtpërdrejtë (live) dhe televizionet e vendeve ku jetojnë. Të jenë pjesmarrës në Talk Show live dhe të ngrisin brengën e Kosovës. Të tërhiqet e gjithë vëmendja e botës tek padrejtësitë që disa vende të BE-së tash sa vjet po ia bëjnë Kosovës.

Presidente mundësia intelektuale e financiare nuk mungon. Vullneti nuk mungon. Dituria e popullit të Kosovës nuk mungon asnjëherë. Tash për tash mungon vetëm udhëheqja JUAJ?!

Zgjohu, 23 tetori nuk duhet të na zë në gjumi!

Story i mëparshëm

Mbledhja Ukrainë-Turqi: Marrëveshja për “korridoret e grurit” mbetet në fuqi edhe pas 22 nëntorit

Story i radhës

Fitorja e parë për United Basketball në elitë

Të fundit nga