lavrov nese zelensky deshiron te takohet me putinin duhet te vije ne moske 6ae5dac1a18ba

Lavrov: Nëse Zelensky dëshiron të takohet me Putinin, duhet të vijë në Moskë

October 31, 2026
1 minut lexim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duhet të udhëtojë drejt Moskës nëse dëshiron të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin. Këtë e përsëriti ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Ai tha se Putini vazhdon të jetë i gatshëm për një takim me Zelenskyn, pavarësisht zhvillimeve të viteve të fundit.

“Presidenti Putin ka thënë se nëse Zelensky dëshiron të takohet, duhet të vijë në Moskë. Ne do t’ia garantojmë sigurinë”, deklaroi Lavrov në një konferencë për media pas ditës së parë të takimit të ministrave të Jashtëm të G20-s në Atlanta.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm ukrainas, Andrij Sybiha, deklaroi më herët se Zelensky është i gatshëm të takohet me Putinin dhe të diskutojë drejtpërdrejt çështjet territoriale, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës.

Megjithatë, ai theksoi se takimi nuk mund të mbahet në Moskë apo Bjellorusi. Sipas tij, vendi i takimit nuk është vendimtar për Kievin, për sa kohë që nuk bëhet fjalë për këto dy shtete.

Sybiha e cilësoi ftesën e Rusisë që Zelensky të udhëtojë në Moskë si „joserioze”.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protesta e thirrur nga pd nis marshimi nga selia blu drejt kryeministrise ne krye deputetet demokrate 6ae5dabde2495
Lajmi i mëparshëm

Protesta e thirrur nga PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, në krye deputetët demokratë

shba ja miraton shitjen e raketave patriot ne ukraine zelensky paralajmeron per vonesa 6ae5daf913991
Lajmi i radhës

SHBA-ja miraton shitjen e raketave Patriot në Ukrainë, Zelensky paralajmëron për vonesa

Të fundit nga

ShkoLartë