Ka nisur marshimi i protestuesve nga Selia e PD-së drejt Kryeministrisë.
Në krye të marshimit janë deputetët demokratë, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj etj.
Ata ndiqen nga mbështetësit e PD.
Kjo lëvizje masive, e cila vjen në mbështetje të studentëve që prej 19 ditësh ndodhen në një protestë të përshkallëzuar, po udhëhiqet nga figurat më të larta të opozitës.
Ndërkohë, përpara Ministrisë së Arsimit është thirrur një tjetër protestë nga studentët.
Burimi: botasot.info


