te denuar me burg ne itali per vjedhje me dhune torture dhe skllaveri kapen ne shkoder dhe vore dy shqiptaret pritet ekstradimi 6b02f7e9be018

Të dënuar me burg në Itali për vjedhje me dhunë, torturë dhe skllavëri, kapen në Shkodër dhe Vorë dy shqiptarët, pritet ekstradimi

November 22, 2026
1 minut lexim

Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane janë arrestuar në Shkodër dhe Vorë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Njëri prej tyre është dënuar me 7 vite e 11 muaj burg për vjedhje me dhunë dhe vepra të tjera penale, ndërsa tjetri me 4 vite burg për torturë dhe skllavëri. Policia bën me dije se ndaj të dyve kanë mbetur ende për të vuajtur pjesë të dënimeve dhe se kanë nisur procedurat për ekstradimin e tyre.

Njoftimi i policisë:

Finalizohen 2 faza të tjera të operacionit të koduar “Fast”, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër dhe DVP Tiranë.

Kapen në Shkodër dhe në Vorë 2 shtetas në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet Operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, si rezultat i kontrolleve dhe i informacioneve të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, kanë finalizuar 2 faza të tjera të operacionit të koduar “Fast”.

-Gjatë fazës së parë u kap në Shkodër dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali shtetasi A. D. alias V. D., 45 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Romës, e ka dënuar me 7 vjet e 11 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me thyerje”, mbetur në tentativë, “Kundërshtimi i punonjësve që kryejnë detyrë publike” dhe “Dhuna ose kanosja ndaj punonjësit publik”. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 5 vjet, 4 muaj e 2 ditë burgim.

-Gjatë fazës së dytë u kap në Vorë dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali shtetasi B. K., 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Barit, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Torturë” dhe “Skllavëri”. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 3 vjet, 11 muaj e 3 ditë burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve në Itali.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hykmete bajrami pyet zrre ne a do te vazhdoje licencimi i kompanise se vuk hamoviqit 6b02f7827e0dd
Lajmi i mëparshëm

Hykmete Bajrami pyet ZRRE-në: A do të vazhdojë licencimi i kompanisë së Vuk Hamoviqit?

konferenca e okb se per klimen deshtoi 6b02f834c1b87
Lajmi i radhës

Konferenca e OKB-së për klimën dështoi

Të fundit nga

Konferenca e OKB-së për klimën dështoi

Në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP31), të mbajtur në Antalya të Turqisë, delegacionet nuk ranë dakord për një deklaratë përfundimtare të përbashkët. Nuk u mor asnjë vendim, tha
ShkoLartë