Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar ndaj abuzimit apo shfrytëzimit seksual në internet, tregon një hulumtim i UNICEF-it. Kjo do të thotë se çdo i dhjeti fëmijë që përdor internetin është përballur me këtë fenomen.
Në 78 për qind të rasteve, abuzuesi ka qenë person i njohur për fëmijën, ndërsa, megjithëse 88 për qind kanë treguar për përvojën e tyre, më pak se një për qind e kanë denoncuar rastin zyrtarisht.
Ndërkohë, në linjën SOS „Alo Bushavko“ deri më 18 nëntor janë regjistruar 360 raste, me 25 për qind rritje të thirrjeve.
Organizatat për mbrojtjen e fëmijëve alarmojnë për përhapjen e abuzimit seksual në hapësirën digjitale dhe kërkojnë më shumë parandalim, bashkëpunim institucional dhe mbështetje për fëmijët.
Burimi: lajmpress.org



