Në përiudhën e pas luftës është folur shumë për ca politikanë dhe pushtetmbajtës, të cilët privatizuan terminale doganore dhe kishin përvetësuar miliona nga të dyja fondet e mërgatës, fondi i 3%-shit dhe fondi “Vendlindja thërret”, fonde të destinuara për ta ndihmuar luftën kundës Serbisë, për tu pasuruar vetë dhe familjet e tyre, tërësisht në mënyrë abuzive, tani këto terminale doganore dhe paratë e keqpërdorura nga të dyja fondet, po i kthehen popullatës së Kosovës, thesarit të shtetit të Kosovës, në shërbim të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.
Paralelisht me këtë, edhe pasuritë e pajustifikushme të atyre, të cilët nuk janë në gjendje për t’i arsytuar burimët nga të cilat i kanë krijuar këto pasuri do t’ju merren për t’ia kthyer pronarit legjitim të këtyre pasurive, sovranit të Kosovës.
Pra, kështu siç po veprohet, gradualisht korrupsioni po luftohet dhe të korruptuarve iu merren pasuritë e paligjshme për t’ia kthyer pronarit legjitim të këtyre pasurive, popullit të Kosovës – Thesarit të këtij populli.
Vetëm të korruptuarit me britma e piskama të pa artikuluara njërëzisht dhe kombëtarisht, për çdo ditë thërrasin për t’i kundështuar këto veprime kaq të dobishme për vendin dhe qytetarët, tanimë vetëm vanim, përndryshe të korruptuarit dhe të gjithë ata që e kanë vjedhur pasurinë e popullit për tu pasurar vetë, nuk kanë shpëtim nga shpata e drejtësisë, e cila ka filluar të vringëllojë gjithandej në gjykatë dhe Prokuroritë e Kosovës.