Kuvend/ Pr/ligji për rrogën minimale kaloi filtrin e parë

Kuvendi pranoi propozimin e qeverisë për të miratuar pagën minimale. Të gjithë deputetët në votimin e parë votuan pro. 80 mijë punëtorë pagën e marsit do ta marrin me rritje prej 18 mijë denarëve. Ministrja për punë dhe politikë sociale Jovanka Trençevska sqaroi se ndryshimet ligjore janë zgjidhja më e qëndrueshme.

“Me definimin e pagës minimale në 18 mijë denarë, e që është rritje e dyfishtë nga rritja e vitit 2016-të bëhemi lider në Europë në ndikimin e rritjes së pagës minimale në pagën mesatare, e cila me propozim ligjin kap vler 62%. Të gjitha këto zgjidhje janë në interes të mbrojtjes së buxhetit familjar, standardit dhe përmirësimin e statusit ekonomik të punëtorit.”, tha Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga LSDM ftuan deputetët të mbështesin rritjen e pagës minimale me të cilin vlersohet kontributi I punëtorëve.

“Me rritjen e re të pagës minimale, ne vlerësojmë kontributin e punëtorëve dhe avancojmë standardin e jetesës. Kjo është e vërtetuar me të dhëna zyrtare. Nëse para shtatë vitesh nevojiteshin katër paga minimale për mbushjen e shportës sindikale, tani me rritjen e re shporta sindikale mbushet me dy paga minimale.”, tha Daniella Koleva, deputete e LSDM – së.

Deputetët e VMRO – DPMNE – së thonë se do të mbështesin rritjen, por në komision do të ndërhyjnë me amendamente në nenin 8 për rritje graduale të pagave.

“Do ti harmonizojmë kërkesat e punëtorëve dhe sindikatave më të mëdha për harmonizim gradual me pagën minimale, gjegjësisht koeficienti I pikëve sipas marrëveshjeve kolektive dhe përqindjen e shkallës së ndërlikueshmërisë së punës të çdo vendi pune. Synohet ti iket efektit, siç thonë sindikatat, barazimit të pagave.”, tha Bojan Stojanovski, deputet i VMRO – DPMNE – së.

Nga LSDM thonë se po negociohet edhe rreth kërkesës së VMRO-së. Marrëveshja për pagën minimale u arrit para disa ditësh pas bisedime të gjata midis sindikatave, qeverisë dhe organizatave të punëdhënësve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Berisha publikon videon e Bashës: E kanë marrë peng. Nikolla: Z.Berisha, flisni!

Story i radhës

Ali Ahmeti: Kukan ishte një mik i madh i vëndit tonë

Të fundit nga