Berisha publikon videon e Bashës: E kanë marrë peng. Nikolla: Z.Berisha, flisni!

Ish-kryeminsitri Berisha ka shprehur votën e tij kundër zgjatjes së afatit të funksionimit të organeve të vettingut.

Gjatë fjalës së tij, pasi u konfliktua me Ervin Salianjin, Berisha ka publikuar edhe një video teksa Lulzim Basha e cilësonte vettingun një projekt korruptiv.

Berisha tha se opozita e vërtetë shqiptare është PD dhe jo Basha me deputetët rreth tij.

“Ligjet e vettingut u votuan pa miratimin e PD-së siç kishim rënë dakord më herët. Ju ju kanë marrë peng”, tha Berisha duke iu drejtuar deputetëve të PD-së.

Pse kërkohet zgjatja e mandatit të organeve të vettingut

Organet e vettingut si Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit si edhe Komisioneri Publik, të tre institucione të ngarkuara për rishikimin e figurës së anëtarëve të Sistemit të Drejtësisë u miratuan në vitin 2016 me një mandat të caktuar. KPK dhe Komisioneri Publik kanë një mandat 5 vjeçar, kurse KPA ka një mandate 9-vjeçar.

Aktualisht është në përfundim mandati i anëtarëve të KPK-së dhe Komisionerit Publik. Sipas ligjit, mandati i tyyre përfundon në qershor 2022. Ligji parashikon që në rastet kur përfundon mandati i tyre, punën e KPK-së e bën Kolegji i Lartë i Prokurorëve për prokurorët dhe Kolegji i Lartë Gjyqësor.

Po ashtu detyrën e Komisionerit Publik e bën SPAK-u në rastet kur përfundon mandati i Komisionerit Publik, raporton abcneës.al.

Pra, puna për vetimin e punonëjsve të Sistemit të Drejtësisë nuk bllokohet, por komplikohet.

Ndryshimet e kërkuara nga 39 deputetët e PS-së lidhet pikërisht me KPK dhe Komisionerin Publik në mënryë që punën e tyre të mos e bëjnë organet e tjera.

Deputetët kërkojnë që mandati i tyre të zgjatet edhe me dy vite të tjera.

Deri më tani, organet e vettingut kanë përpunuar 60% të çështjeve dhe kanë mbetur 40% e çështjeve të tjera që nuk janë kryer.

Nga të dhënat rezulton se janë edhe 300 prokurorë, gjyqtarë dhe punonjës të administratës së prokurorive dhe gjykatave që nuk janë vetuar ende.

/

Story i mëparshëm

Gjenden 19 imigrantë afër “Bogorodicës”, arrestohen disa prej tyre

Story i radhës

Kuvend/ Pr/ligji për rrogën minimale kaloi filtrin e parë

Të fundit nga