Të gjithë ne patriotët shqiptarë jemi të mendimit se Shqipëria natyrale është minimalisht nga Preveza në Artë, Mecovë, Prilep, Kumanovë, Preshevë, Nish, Tregu i Ri e më pas zbret në Tivar. Kjo ishte Shqipëria deri më 1912, e cila u copëtua nga Fuqitë e Mëdha. Por sot, mendoj unë, ne nuk mund të flasim më as me dufin shumë të justifikuar të rilindasve me Fishtën në krye, e as me urrejtjen patologjike që Enver Hoxha kishte për Perëndimin. Të dyja këto epoka kanë lënë gjurmë të thella në formimin tonë; aq sa shpesh nuk na lejojnë ta shikojmë të vërtetën në sy.
Po!
Pra, unë dëshiroj t’ju flas për raportin tonë me Evropën dhe sjelljen e saj ndaj nesh, duke u përpjekur të gjejmë arsyet e kësaj sjelljeje!
Kur na dhënë kufijtë e cunguar, normalisht, shumë shqiptarë mbeten shumë të zhgënjyer dhe e shprehen dufin e tyre duke e sharë Evropën; kjo është më se e justifikueshme.
Por, besoj se sot ne duhet t’i bëjmë pyetjen vetes: përse na copëtoi Evropa? Përse ajo ende nuk na do, e arrin derisa të mbajë jo vetëm anën e Greqisë, por edhe të agresorit serb?
Unë mendoj se nuk ka shumë vlerë të shajmë Evropën: madje besoj se ka më shumë vlerë të shajmë veten tonë; e mbi të gjitha të gjejmë përgjigjet e dy pyetjeve më lartë.
Rilindasit tanë i kuptuan mirë ato përgjigje, por ne sot i kemi harruar, sepse shumë rilindas na dolën “reaksionarë”! Në kohën e Lidhjes së Prizrenit, Avdyl Frashëri e Mehmet Vrioni bënë një xhiro nëpër kancelaritë evropiane, ku ata paraqiten dëshirat e kombit tonë, por pasi ata u paraqiten “si dy myslimanë”, askush nuk u dha të drejtë. Madje ata patën edhe një debat të fortë me një sekretar arbëresh të Kryeministrit italian, debat që u zhvillua në gjuhën tonë! As ai arbëreshi nuk ishte shumë dakord me mendimet e dy myslimanëve tanë, imagjino evropianët e tjerë. Rilindasit tanë e kuptuan gabimin e disa dekada më vonë, në krye të delegacionit tonë do ishte doktor Turtulli, Fishta i madh, apo z. Bumci. Kështu ishte vështirë për evropianet e krishterë të mos dëgjonin disa kërkesa të disa evropianëve të tjerë të krishterë që persekutoheshin. Evropa e ndjente për detyrë të kujdesej për të krishterët shqiptarë, veçanërisht për katolikët. Pati edhe një projekt, i cili dëshironte t’i çonte të gjithë katolikët tanë në Argjentinë, e kështu Shqipëria të zhbëhej plotësisht (sepse edhe të krishterët ortodoksë do bëheshin grekë). Por, ky plan e refuzua e demaskua energjetikisht nga rilindasit tanë, të cilët kuptuan qartë rëndësinë e kësaj pjese të popullsisë për mbijetesën e kombit tonë.
Në fakt, (në ndryshim nga si deklarojnë akademikët tanë të përgjumur), ne nuk ishim populli i fundit në Ballkan që formoi ndërgjegjen kombëtare: ne ishim populli i parë; edhe pse ishim të fundit që u çliruam. Por askush prej akademikëve tanë nuk e shtron këtë tezë e nuk e bën pyetjen përse ndodhi kështu. Pa u zgjatur, do thosha se kur Evropa vendosi të shkulë me rrënjë myslimanizmin nga trojet e saj, shqiptarët (dhe boshnjakët) u shfaqën si një ciban i huaj që shkonte në drejtim të kundërt me këtë projekt. Kështu të dy popujt tanë, nuk u çliruan dot me kohë, sepse kështu të prezantuar ata nuk mund të kishin asnjë aleat në Evropë.
Kur erdhi viti 1912, aleatët e vegjël ballkanikë të Evropës, hodhën në fushëbetejë qindra mijëra ushtarë (sipas historiagrafive të tyre Greqia e Serbia nxorën nga 150.000 forca secila, Mali i Zi 35.000 dhe Bullgaria 250.000). Po shqiptarët sa forca nxorën në këtë projekt evropian? S’ka shifra të sakta, por mendohet nga 150 në 170.000 forca, por kundër projektit evropian, sepse shqiptarët ishin inkuadruar në ushtrinë turke: shumë prej tyre deklaroheshin myslimanë!
Të nxjerrësh gjithë këto forca kundër Evropës dhe projektit të saj për rikristianizimin e Evropës, e megjithatë ajo të mos të te zhdukë fare (kur i kishte të gjitha mundësitë), është një lloj “bujarie” e evropianëve në atë kohë. Nëse e shikon me kujdes, evropianët e ruajtën Shqipërinë e cunguar vetëm atje ku % e krishterë ishte e konsiderueshme. Vetëm duke e vendosur veten në karrigen e tjetrit, ne mund të kuptojmë sjelljen e tyre ndaj nesh!
Po sot çfarë kanë evropianët me ne? – do thotë dikush! Ta tha përfaqësuesi evropian i zgjerimit (për të cilin ankohej Rama): “unë shoh kudo në Shqipëri zbatimin e sheriatit!”
Mjafton me kaq të dashurit e mi dhe ne ngelemi prapa derës së Evropës, e të keqpërdorur e përbuzur nga evropianët! Nuk bëhesh dot evropian me kokën në Arabi e Turqi, ndërsa mendjen e do në Evropë: jo!
Ne si komb duhet t’i thërrasim mendjes e të rifitojmë identitetin e humbur…. nëse duam ta quajmë veten evropianë!
Përndryshe, të rrimë e shajmë Evropën sot, jo vetëm që nuk na ndihmon, por edhe na pengon në zgjimin tonë kombëtar!