kurti fton pdk ne ta propozoje nenkryetarin te mos humbim kohe me procedura 6aa6e2136644e

Kurti fton PDK-në ta propozojë nënkryetarin: Të mos humbim kohë me procedura

September 13, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për bashkëpunim në Kuvend, duke kërkuar që kjo parti të propozojë sa më shpejt kandidatin për nënkryetar të Kuvendit.

Kurti ka thënë se është e domosdoshme që institucionet të punojnë dhe të mos humbin kohë me procedura.

“Është e domosdoshme që të punojmë e të mos humbim kohë me procedura e me ndërskamca”, ka deklaruar Kurti.

Ai i ka bërë thirrje PDK-së që të propozojë kandidatin e saj për nënkryetar të Kuvendit dhe të angazhohet në punën e komisioneve parlamentare.

Kurti në hyrje të ekspozesë flet për procesin në Hagë: Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë UÇK-në

“E ftoj Partinë Demokratike të Kosovës, që të vijë sa më shpejt ta propozojë edhe ajo kandidatin për nënkryetar të Kuvendit dhe të punojmë bashkë me komisionin parlamentar”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, ndonëse Qeveria është udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, shteti dhe Republika nuk i përkasin vetëm pushtetit, por edhe opozitës.

“Qeveria është udhëhequr nga Vetëvendosje, ndërkohë në anën tjetër shteti dhe Republika nuk janë të qeverisë, ato janë edhe të opozitës, e cila do të jetë aktive në Kuvend”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski do ta ulim tvsh ne per karburantet nga 18 ne 10 6aa6cb8ebbcd3
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Do ta ulim TVSH-në për karburantet nga 18% në 10%

flaket perfshijne banesen ne fushe kruje shembet catia dhe shtepia del jashte funksionit 6aa6e29250f36
Lajmi i radhës

Flakët përfshijnë banesën në Fushë-Krujë, shembet çatia dhe shtëpia del jashtë funksionit

Të fundit nga

TVSH-ja e dizelit ulet nga 18 në 10%

Qeveria solli Vendim për uljen e TVSH-së nga 18% në 10%, me qëllim zbutjen e drejtpërdrejtë të rritjes së madhe të çmimeve ndaj qytetarëve dhe ekonomisë, në kushtet e gjendjes së krizës
ShkoLartë