Një banesë është përfshirë pjesërisht nga flakët në Fushë-Krujë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Banesa, në pronësi të shtetasit Ardjan Miri, është përfshirë nga zjarri, ndërsa flakët kanë prekur edhe trarët e çatisë.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës, çatia është shembur, duke e nxjerrë banesën jashtë funksionit.
Në momentin kur ka rënë zjarri, në banesë nuk ndodhej asnjë person.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë konstatuar flakët dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.
Paraprakisht, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një luhatje e energjisë elektrike. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit dhe rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja.
Burimi: botasot.info


