Kur turpi e mbulon fqinjin e Kosovës!

Sonte në kryeqytetin e Serbisë është mbajtur një protestë, që përveç tjerash ishte një grumbullim njerëzish të dëshpëruar me realitetin dhe që ende nuk e kanë problem ndjenjën e turpit.

Në mes të Beogradit, më shumë se 1 mijë protestues sonte u shfaqën përmes mesazheve që i kishin në duar, duke e dënuar veprimin e NATO-s, pikërisht në përvjetorin e intervenimit të trupave të huaja në Serbi.

Protestues ekstremist, që mbanin në duar pankarta me thirrjet “Digju në zjarr, Albright”, dhe me qindar mesazhe anti Nato dhe pro Rusisë, e dëshmuan edhe para syve të evropës, për të satën herë orientimin e tyre kundër vleravë perëndimore.

Kur kanë kaluar më shumë se 22 vite nga përfundimi i luftës, Kosova vazhdon të përballet me problemet elementare sa i përket integrimeve në organizatat ndërkombëtare, ndërsa Serbia për shumë vite ka qenë e përkëdhelur nga Bashkimi Evropian.

Evropa e dënonte agresionin e Serbisë në Kosovë, por njëkohësisht edhe e dëshironte një Serbi perëndimore, duke i lehtësuar edhe procedurat për aplikim në BE. Krerët evropian ndër vite u munduan ta zbusin ndikimin e Rusisë në evropë dhe tendenca ishte përmes Serbisë.

Kjo politikë u dëshmua e gabuar, sidomos tash në rastin e agresionit rus në Ukrainë, ku Serbia është ndër të paktat shtete që nuk e dënuan agresioni rus dhe nuk vendosën sanksione në drejtim të Rusisë.

Protesta e natës së sotme është përgjigjja më e mirë ndaj gjithë atyre që me vite u mashtruan nga maska e një Serbie perëndimore, që kushtëzonte Evropën në secilin hap që duhej ta bënte në raport me bisedimet me Kosovën.

Turpi ka emër, e ai emër i rri më së miri shtetit dhe qytetarëve të Serbisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kurti: Serbia tentoi të më fuste në kurth, QUINT-i ishte shumë i ashpër

Story i radhës

Shkaku i granatimeve, punëtorët e Çernobilit nuk mund të shkojnë në punë

Të fundit nga