Shkaku i granatimeve, punëtorët e Çernobilit nuk mund të shkojnë në punë

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), thotë se Ukraina i ka thënë se forcat ruse po bombardojnë pikat e kontrollit në qytetin Slavutych.

Qyteti me rreth 25,000 banorë është vendi ku jetojnë shumë punëtorë nga termocentrali bërthamor i Çernobilit, raporton BBC, përcjell “Bota sot”.

Çernobili, vendi i aksidentit më të rëndë bërthamor në botë në vitin 1986, ka qenë nën kontrollin e forcave ruse për rreth një muaj.

Ukraina i ka thënë IAEA-s se bombardimet po rrezikojnë shtëpitë dhe familjet e stafit në Çernobil dhe parandalojnë rotacionin e mëtejshëm të personelit.

Rafael Grossi, kreu i IAEA, tha se ishte i shqetësuar nga zhvillimi i cili vjen vetëm pak ditë pasi stafi u lejua të kthehej në shtëpi pas gati katër javësh pa një ndryshim ndërrimi.

Ai tha se IAEA do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kur turpi e mbulon fqinjin e Kosovës!

Story i radhës

6 strategji që ju ndihmojnë të studioni në mënyrë efektive

Të fundit nga