kryetari i kuvendit afrim gashi realizoi takim me kryetarin e keshillit kombetar te parlamentit federal te zvicres 6a0200148181f

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi realizoi takim me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Parlamentit Federal të Zvicrës

May 11, 2026
1 minut lexim
FB IMG 1778513349406 780x470 1

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se gjatë vizitës së tij në Bern ka zhvilluar takim me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Parlamentit Federal të Zvicrës, Pierre-André Page.

Sipas Gashit, në takim është konfirmuar niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar.

Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i jep Maqedonisë së Veriut në proceset demokratike, reformat parlamentare dhe integrimin evropian, duke theksuar edhe rolin e diasporës si urë lidhëse mes dy vendeve.

“Pata nderin e veçantë që në Bern, të realizoj takim me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Parlamentit Federal të Zvicrës, Sh.T. Pierre-Andre Page. Konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore ndërmjet dy vendeve tona, si dhe gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar”, ka deklaruar Gashi.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

efi flet hapur per presionin pas te 30 ave 6a01f8e2ae453
Lajmi i mëparshëm

Efi flet hapur për presionin pas të 30-ave

ambasadori i suedise tregon detajet e projektit per krijimin e nje klubi te golfit ne kosove 6a0212eea7345
Lajmi i radhës

Ambasadori i Suedisë tregon detajet e projektit për krijimin e një klubi të Golfit në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë