Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në emision “Ora e Pasdites” ka bërë të ditur për projektin e krijimit të një klubit të Golfit në Kosovë.
“Ka qenë një ide që e kam pasur edhe para se të vija në Kosovë. Isha duke qëndruar në shtëpinë time një muaj, në shtëpinë time verore pak para se të vija në Kosovë dhe e kuptova që nuk ka klub golfi në Shqipëri, nuk ka klub golfi në Maqedoni të Veriut, nuk ka klub golfi në Kosovë. Kështu që e pash këtë mundësi dhe për mua një klub golfi nuk ka të bëj vetëm me golfin por edhe për të pasur të një qendre rekreative ku mund të shkojnë familjet të dielën.
Sepse kjo nuk do të jetë vetëm një klub golfi por edhe një hotel, një klub me pishinë fushë tenisi dhe padeli, pra do të jetë një vendtakim jashtë Prishtinës” ka thënë Ambasadori.
Ai poashtu theksoi se kjo domosdoshmërish nuk ka lidhje direkt me Lojërat Mesdhetare, por do të shërbejë një këtë çështje.
Burimi: botasot.info


