ermal peci besoj se do te kete zhvillime nga spak shqiptaret do te vene duart ne koke kur te shohin 6a02135479244

Ermal Peçi: Besoj se do të ketë zhvillime nga SPAK! Shqiptarët do të vënë duart në kokë kur të shohin…

May 11, 2026
1 minut lexim

“Filozofia e Ramës është që të krijojë situata që të harrohen ato të vjetrat”, kështu u gazetari Ermal Peçi në një intervistës në “News24”.

Ai theksoi se qeveria nuk ka përmbushur asnjë kriter dhe se sipas tij vendi është i përfshirë nga korrupsioni e krimi. Sa i përket SPAK, nënvizoi se e sheh si të vetmen mënyrë që mund t’i sjellë ndryshim apo shpresë Shqipërisë.

“Kjo qeveri nuk ka përmbushur asnjë kriter. PS është vetëm klani i Edi Ramës, nuk ekziston asnjë klan aty. Kanë dalë jashtë loje. Zoti Rama i ka paraprirë dhe ata nuk kanë guximin t’i dalin kundër zotit Rama. Këta përdorin të njëjtën filozofi. Krijo sa më shumë ngjarje që njerëzit të harrojnë çfarë ka ndodhur.

Çfarë kemi parë ne, korrupsion, grupe kriminale që vendosin deputetë. Ky është realitet. Ndaj i qëndroj SPAK, sepse është i vetmi që mund të sjellë ndryshimin. Sa për AKSHI-n besoj që zhurma sa po vjen e po shtohet. Besoj se do ketë edhe zhvillime nga SPAK. Di që disa dosje janë në fund. Pra është bërë si një pus i thellë që nuk i del kurrë fundi. Vetëm po të shoshën edhe mënyrën se si këta do të denoncojnë njëri tjetrin tashmë, shqiptarët do të vënë duart në kokë se çfarë janë bërë me taksat e tyre dhe pasuritë e këtij vendi”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ambasadori i suedise tregon detajet e projektit per krijimin e nje klubi te golfit ne kosove 6a0212eea7345
Lajmi i mëparshëm

Ambasadori i Suedisë tregon detajet e projektit për krijimin e një klubi të Golfit në Kosovë

po evakuonte pasagjeret nga anija me hantavirus ne tenerife nderron jete ne krye te detyres oficeri spanjoll dyshohet se pesoi atak ne zemer 6a0213a18cb6a
Lajmi i radhës

Po evakuonte pasagjerët nga anija me hantavirus në Tenerife/ Ndërron jetë në krye të detyrës oficeri spanjoll, dyshohet se pësoi atak në zemër

Të fundit nga

ShkoLartë