po evakuonte pasagjeret nga anija me hantavirus ne tenerife nderron jete ne krye te detyres oficeri spanjoll dyshohet se pesoi atak ne zemer 6a0213a18cb6a

Po evakuonte pasagjerët nga anija me hantavirus në Tenerife/ Ndërron jetë në krye të detyrës oficeri spanjoll, dyshohet se pësoi atak në zemër

May 11, 2026
1 minut lexim

Një oficer 62-vjeçar i Gardës Civile Spanjolle humbi jetën të dielën pasdite në portin e Granadilla de Abona, në Tenerife, pasi pësoi një atak në zemër gjatë operacionit për zbritjen dhe riatdhesimin e pasagjerëve nga anija turistike Hondius, e cila ishte prekur nga një shpërthim i hantavirusit.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në platformën X nga sindikata e Gardës Civile, Jucil Nacional.

“Oficeri, ndërsa ndodhej në postin e komandës operative, pësoi një atak në zemër. Pavarësisht 40 minutave përpjekjesh për ringjallje, jeta e tij nuk mundi të shpëtohej”, thuhej në deklaratë.

“Një tjetër koleg humbet jetën në krye të detyrës. Një tjetër familje e shkatërruar”, shtoi sindikata.

Deklarata i referohej gjithashtu vdekjes së dy oficerëve të Guardia Civil më 8 maj, gjatë një përplasjeje mes dy anijeve patrulluese të xhandarmërisë, teksa ndiqnin një motoskaf të trafikantëve të drogës në brigjet e Huelva, në Andalusia.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ermal peci besoj se do te kete zhvillime nga spak shqiptaret do te vene duart ne koke kur te shohin 6a02135479244
Lajmi i mëparshëm

Ermal Peçi: Besoj se do të ketë zhvillime nga SPAK! Shqiptarët do të vënë duart në kokë kur të shohin…

christine mcguinness kapet duke u puthur me dj roxxxan ne veture 6a02150311a66
Lajmi i radhës

Christine McGuinness kapet duke u puthur me DJ Roxxxan në veturë

Të fundit nga

ShkoLartë