efi flet hapur per presionin pas te 30 ave 6a01f8e2ae453

Efi flet hapur për presionin pas të 30-ave

May 11, 2026
1 minut lexim

Efi Dhedhes ka nxitur diskutime të shumta në rrjet pas një deklarate të bërë së fundmi në një intervistë, ku foli hapur për presionin që gratë përjetojnë lidhur me martesën dhe krijimin e familjes pas moshës 30-vjeçare.

Ajo tregoi se shpesh lexon komente si “ngele në derë”, por theksoi se askush nuk pyet realisht një person se çfarë dëshiron nga jeta e tij. Sipas saj, jo të gjithë njerëzit kanë të njëjtat synime dhe kjo duhet të normalizohet më shumë në shoqëri.

Edhe unë lexoj mesazhe “ngele në derë”

Po ti e thua ngela në derë, po mua a më pyete?! Çfarë dua unë me jetën time? Dhe ka njerëz që nuk e njohin veten e tyre kaq mirë sa të dinë nëse duan apo s’duan. Dhe jam shumë e sigurt që në këtë jetë jo të gjithë duan të bëhen prindër, jo të gjithë duan të martohen, jo të gjithë duan të krijojnë familje

Të dalë unë dhe të gjej dikë vetëm sepse kam bërë 30 vjeçe?! Ndërkohë që është vetëm një jetë! Një gjë që duhet theksuar gjithmonë: Është një jetë, që është po aq e gjatë, aq dhe e shkurtër. Të rri unë me një partner që nuk jam e lumtur dhe e qetë, atëherë unë nuk e dua! Fare! Mjafton të rri vetëm…-u shpreh ajo.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

lituania propozon vendosjen e trupave per te mbeshtetur shba ne ne ngushticen e hormuzit 6a01f77dae92c
Lajmi i mëparshëm

Lituania propozon vendosjen e trupave për të mbështetur SHBA-në në Ngushticën e Hormuzit

kryetari i kuvendit afrim gashi realizoi takim me kryetarin e keshillit kombetar te parlamentit federal te zvicres 6a0200148181f
Lajmi i radhës

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi realizoi takim me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Parlamentit Federal të Zvicrës

Të fundit nga

ShkoLartë