Koha më në fund, i drejtohet botës me një realizëm dhe objektivitet, ku njeriu i pa ngopshëm dhe barbar nuk mund të mbërrijë deri në fundin e ëndjeve të veta, apo për t’u bërë zot i gjërave jo të veta, dhe këto fjalë lidhen me çështjet që nënkuptojnë rrolin e Serbisë, së pa plotësuar dhe të pa disiplinuar, e cila duhet ti thotë vetëvetës njëherë, se është bërë mjaft me këtë urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve dhe të gjejë një kurim adekuat, që të shërohet njëherë e përgjithmonë nga kjo sëmundje mitike.
Do të ishte fat i madh që dy shtete shqiptare, Shqipria dhe Kosova, të marrin pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB, duke ditur se Shqepria është bërë anëtare e përhershme, por edhe Kosova si vëzhguese e këtij këshilli, një ditë do të gjejë vetën në këtë mes, jo përmes UNMIKut, por si anëtare e merituar e këtij këshilli.
Pas raportit të përfaqësueses së UNMIK-ut, në OKB, për gjendjen dhe situatën në Kosovë, pasuan edhe fjalimet tjera të anëtarëve të kësaj organizate, të cilat sikur ishin të ndara në pro dhe kontra shtetit të Kosovës, prej të cilave dallohet në mënyrë të veqantë Serbia dhe Rusia, me përfaqësuesit e tyre, duke u shpreh me fjalor jo të burrave shtetëror por me fjalor arrogandësh ndaj Ministres së Jashtme të Kosovës, z, Gërvalla, e cila vetëm se i preku disa elemente të invazionit ruso-serb, duke i bërë të qarta edhe në këtë atmosferë.
Zonja Gërvalla, ishte e qartë dhe konkrete në fjalimet e saj para Këshillit të Sigurimit, e cila theksoi në fjalimet e veta, duke thënë, edhe pse përkundër pengesave dhe kërcënimeve të Serbisë, Kosova vazhdon të zhvillohet dhe të shënojë progres të gjithanshëm, për të cilat tregojnë edhe raportet ndërkombëtare për rrezulltatet dhe përpjekjet e vazhdueshme të këtij vendi.
Paraqitja e ministres Gërvalla, para KS të OKB, ishte nën një vëzhgim të veqantë, dhe në një llupe të jashtëzakonshme, e cila hapur bënë thirrje këtij organi shumë të rëndësishëm të botës, se Vuçiqi dhe Serbia, po përgadisin një agresion të mundshëm kundër shtetit të pavarur të Kosovës dhe rajonit, që do krahasohet i njejtë me agresionin e Putinit, kundër Ukrainës.
Prandaj, zonja Donika Gërrvalla, tha, ne e dimë më mirë se gjithkush tjetër se çka është duke ndodhur ndaj popullatës ukrainase, sepse kemi kaluar nëpër gjithë ato barbari të dhunës dhe të luftës, dhe nuk është lehtë që një situatë e tillë të tejkalohet pa sakrifica të mëdha, megjithatë populli i Kosovës po i vuan akoma pasojat edhe pas 23 vitëve të kësaj çmenduerie të regjimit serb.
Përveq tjerash znj. Gervalla theksoi, populli i Kosovës, është popull paqësor, dhe pas gjitha atyre kalvareve që përjetoj ky popull, nuk i kundërshton negociatat dhe rrugët paqësore me Serbinë, por në një mënyrë krejt të re dhe me një bindje se vetëm tani po fillon jeta e vërtetë në këtë vend dhe për këtë popull, apo gjithçka që i kishte paraprirë deri tani, sikur do të kishte qenë një parapërgaditje maratone për të fituar me mundi dhe me shumë gjak lirinë dhe pavarësinë e shtetit të vet.
Është interesant dhe tej e çuditshme, që duhet ta quanim edhe si një skandal i pa natyrshëm në këtë Këshill të OKB-së, kur ministri i jashtëm i Serbisë, Seljakoviç, e lavdëroi shefin e tij Aleksandër Vuçiq, duke e quajtur njeri të «paqës», kjo e kishte domethënjën sikur djallit do t’ia ndryshojmë formën dhe do ia japim epitetin e një shejti, por thjesht nga fakti se të gjithë e njohin se kush është Vuçiqi, nuk kishte fare nevojë që të shpjegohet mëtutje formati i një krimineli dhe pasardhësi të Millosheviqit.
Diplomatja kosovare znj. Donika Gërvalla, në këtë përfaqësim të KS, të OKB, muar edhe shumë kritika në drejtim të shtetit të pavarur të Kosovës, duke e quajtur si krahinë të Serbisë. Me gjitha ato kritika që i kundërvëhën Donikës, që ishin pa argumente dhe pse shpërthyese në veçanti ato të Selakovi-qit, dhe të përfaqësuesit rus Vasily, por nuk ia ndryshuan qëndrimin diplomatës tonë, e cila nuk nguroi të ua thotë troq të gjitha që kishte për të thënë dhe para të gjithëve në sytë e OKB-së, se Kosova tani është shtet i pavarur dhe sovrane, në saje të luftës së UçK-së, dhe tërë popullit të Kosovës, dhe me mbështetjen e pa kursyer të SHBA-ve dhe aleatëve të saj, të cilët e shpëtuan këtë popull nga asgjësimi i regjimit të Millosheviqit.
Në përkrahje të shtetit të Kosovës, ishin përfaqësuesi i SHBA-ve, i Mbretërisë së Bashkuar, i Shqipërisë, i Norvegjisë dhe më pak i disa vendeve tjera, por SHBA-të, Britania dhe Shqipëria ishin ata të cilët mbështetën të arriturat e shtetit të kosovës, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, por edhe të arriturat tjera në sistemin e drejtësisë dhe ekonomisë, të cilët më në fund kërkuan pushimin e UNMIK-ut, nga misioni i tij i stërgjatur, kur tani është në gjendje vet Kosova, ta kontrollojë gjendjen dhe situatën e saj.