Kroos dhe Real në bisedime për vazhdimin e kontratës

Toni Kroos dhe Real Madrid janë në bisedime për të vazhduar bashkëpunimin edhe më tutje. 

Sipas asaj që bën të ditur ABC.es, “Los Blancos” janë gati për t’i ofruar kontratë të re, nëse lojari pajtohet të nënshkruajë.

Kroos ka qenë një titullar i padiskutueshëm për madrilienët gjatë kësaj kohe, andaj një vazhdim i bashkëpunimit është më se i mundshëm.

Kontrata e gjermanit skadon në vitin 2023, saktësisht më 30 qershor.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fillon pastrimi i rrugës Shkup-Bllacë (FOTO)

Story i radhës

Parlamenti i Finlandës mbështet aplikimin për anëtarësim në NATO

Të fundit nga