​Kreu i “Dardanëve” ofron 30 bileta falas për tifozë nga komunitet tjera për ndeshjen ndaj Burkina Fasos

March 21, 2022
1 minut lexim

Kreu i grupit të tifozëve “Dardanët” Lulzim Berisha ka njoftuar se ai do t’i ndaj falas 30 bileta dhe shalla për bashkështetasit që i përkasin komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, për ndeshjen ndaj Burkina Fasos.

Ai ka thënë se këtë e bën për të për të dëshmuar që vlerat që i përfaqëson shteti ynë, si dhe vetë përfaqësimi i futbollit tonë me anë të kombëtares nuk kanë monopol monoetnik.

Ky gjest i Berishës vjen pas kritikave të shumta ndaj tij pas një adresimi me shprehje jo adekuate para mediave në momentin kur Artan Govori po deklarohej para mediave pas intervistimit nga policia në lidhje me rastin e raportuar për një përleshje fizike më kryetarin e FFK-së Agim Ademi në ambientet e federatës.

Ja njoftimi i plotë i Lul Berishës

Të dashur sportdashës,

ju njoftoj që si kreu i tifogrupit Dardanët, kam vendosur që t’i ndaj 30 bileta dhe shalla falas për bashkështetasit tonë që i përkasin komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, për ndeshjen ndaj Burkina Fasos. Jemi të hapur për të gjitha komunitetet dhe besojmë thellësisht që vlerat që i përfaqëson shteti ynë, si dhe vetë përfaqësimi i futbollit tonë me anë të kombëtares nuk kanë monopol monoetnik. Kosova i takon të gjithëve, çdo banori pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo fetare.

Kështu që, me shumë dëshirë ju presim të vini te lokalet e tifogrupit Dardanët në Prishtinë, që të vini dhe të pajiseni me shifrën e biletave të sipërpermendura.

Më e rëndësishmja është Kosova!

Pjesë dhe shtetas të Kosovës jemi të gjithë!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Reali në kërkim të pasuesit të Toni Kroos, ky është emri i identifikuar

Story i radhës

Hapi koncertin e Malumës, mediat greke e cilësojnë “shpërthyese” performancën e Eleni Foureira

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë