Hapi koncertin e Malumës, mediat greke e cilësojnë “shpërthyese” performancën e Eleni Foureira

Këngëtari i famshëm latin, Maluma, ka qenë në Greqi së fundmi ku ka mbajtur koncertin e tij të radhës.

Por para se ai të ngjitej në skenën e madhe, ka qenë këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, ajo që ishte përzgjedhur për të kapur koncertin e tij në Athinë.

Edhe pse temperaturat kanë qenë disa gradë nën zero, Eleni ka ditur shumë mirë se si ta ndezë skenën.

Këngëtarja e famshme ka elektrizuar skenën, ndërsa veshja e tejdukshme i vinte në pah format fizike perfekte.

Foureira ka rrëmbyer dhe vëmendjen e medieve greke, të cilat e kanë përshkruar performancën e saj si “shpërthyese”.

“Ajo bëri hapjen e koncertit në OAKA të mbushur plot të premten mbrëma, duke argëtuar të pranishmit në mënyrën e saj unike. Ndonëse i ftohti ishte i hidhur, Foureira ishte një zjarr përmes veshjes transparente dhe plot kristale me të cilën zgjodhi që të ngjitej në skenë,” shkruan Protothema.

Këngëtarja prezantoi kërcime unike, duke kënduar disa nga hitet e saj si “Aeraki”, “Try Me”, “El Ritmo Psicodélico”, “Fuego”, “Sto Theo Me Paei”, “Caramela” dhe “Ti Koitas” si dhe hite të huaja, si “What is love?” dhe “Like A Prayer”.

Image

Eleni Foureira

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Kreu i “Dardanëve” ofron 30 bileta falas për tifozë nga komunitet tjera për ndeshjen ndaj Burkina Fasos

Story i radhës

Sa i përhapur është racionimi në Rusi?

Të fundit nga