Kremlini po rrënohet/ Putini ‘humb 40,000 trupa’ në pushtimin e Ukrainës – spastron gjeneralët

Rusia ka pësuar 40,000 viktima në pushtimin e saj në Ukrainë, pasi Vladimir Putin thuhet se largoi një gjeneral të lartë si përgjigje, shkruan media britnaike The Sun.

Për t’i shtuar vështirësitë Putinit, një nga rrethi i brendshëm i tiranit ka dezertuar dhe ka ikur nga Rusia në shenjë proteste ndaj luftës, duke u bërë zyrtari më i lartë i Kremlinit që ka thyer gradat.

Putini priti një fitore të shpejtë kur ai urdhëroi pushtimin, por rezistenca e ashpër nga ukrainasit ka parë një numër në rritje të vdekjeve, me disa gjeneralë dhe oficerë të lartë në mesin e të vdekurve.

Image

Lufta e Vladimir Putinit në Ukrainë po dështon

Rusia zbuloi aksidentalisht se kishte humbur 10,000 trupa, kur shifra u zbulua nga një gazetë pro-Kremlinit.

Por NATO ka thënë se kjo shifër mund të jetë deri në 15,000 me humbjet totale duke përfshirë të plagosurit, të kapur ose të humbur deri në 40,000.

Vlerësimi bazohet në shifra ose në atë që Rusia ka zbuluar qëllimisht ose jo qëllimisht, ka bërë të ditur një zyrtar i NATO-s.

Nëse vlerësimi i NATO-s është i saktë, atëherë humbjet ruse në pak më pak se një muaj në Ukrainë janë tani të njëjta me ato që pësuan gjatë luftës së tyre dhjetëvjeçare në Afganistan, e cila përfundoi në 1989.

Insajderi i Kremlinit, Anatoly Chubais, tani ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga vendi, duke përmendur luftën e tij opozitare në Ukrainë, raporton Bloomberg.

I dërguari 66-vjeçar për klimën njoftoi dorëheqjen e tij në një letër drejtuar kolegëve dhe miqve të martën.

Image

Insajderi i Kremlinit, Anatoly Chubais, ka dhënë dorëheqjen për shkak të luftës

Chubais kishte një dorë në reformat ekonomike që pasuan rënien e Bashkimit Sovjetik, por mbeti në qeverinë e Putinit dhe kishte mbajtur lidhje të ngushta me zyrtarët perëndimorë.

Image

Vladislav Yershov është vendosur në arrest shtëpiak

Në përgjigje të pushtimit të lëkundur, Putin thuhet se tani ka vendosur në arrest shtëpie gjeneralin Vladislav Yershov.

Nën komandën e tij, Ushtria e 6-të ka humbur 2000 ushtarë, duke përfshirë 180 rekrutët që kryejnë shërbimin kombëtar, thonë mediat ukrainase.

Ai u shkarkua nga ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, i cili vetë nuk është parë prej 12 ditësh dhe thuhet se vuante nga “probleme në zemër”, shkruan The Sun, përcjellë “Bota sot”.

Ai shihet si një nga aleatët më të afërt dhe më besnikë të Putinit.

Por janë shfaqur tensione për zhvillimin e luftës me të dhe shefat e tjerë kryesorë të ushtrisë dhe sigurimit.

Vajza e Shoigut, Ksenia, 31 vjeç, u shfaq me foshnjën e saj në foto së fundmi me ngjyrat e flamurit ukrainas, e kaltër dhe të verdhë.

Ushtarëve të Putinit mendohet se u është shitur një gënjeshtër, disave u tha se ishte një trajnim stërvitor, dhe të tjerët u siguruan se do të mirëpriteshin si heronj.

Ukraina tani është e mbushur me rrënojat e tankave të djegura dhe automjeteve të blinduara ruse, mbetjet e djegura të avionëve të rrëzuar dhe trupat e pajetë të ushtarëve – shumë prej të cilëve ishin rekrutë adoleshentë.

Image

Ukraina është e mbushur me mbetje të tankeve të shkatërruara ruse

Teksa po vazhdojnë luftimet, historitë e zemërimit dhe moralit të rënë kanë filluar të shfaqen tek trupat ruse.

Një ushtar dyshohet se e futi tankun e tij mbi oficerin e tij komandues, dërsa ai protestonte për humbjet e tmerrshme të shokëve të tij.

Koloneli Yuri Medvedev u shtrua në spital me lëndime të rënda në këmbë pas incidentit të raportuar.

Image

Koloneli Yuri Medvedev pasi u përplas me një tank nga një prej njerëzve të tij

Një tjetër u ankua se trupat e tij morën ngrirje në një telefonatë të përgjuar.

Frustrimi po rritet, me mesazhet e përgjuara të radios që tregojnë zemërimin e trupave që e kanë quajtur pushtimin një “shfaqje mu*ti” dhe një “çmenduri”./Bota sot

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këngëtarja e njohur konfirmon shtatzëninë me një foto mahnitëse

Story i radhës

Rusia të deklasohet në Ukrainë e gjysma e Serbisë të bëhet Kosovë

Të fundit nga