Këngëtarja e njohur konfirmon shtatzëninë me një foto mahnitëse

Leona Lewis dhe bashkëshorti i saj Dennis Jauch do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e ëmbël ajo e bëri të ditur me anë të një postimi në faqen e saj të “Instagram”-it, duke i ‘çmendur’ fansat.

Në fillim të këtij muaji, u raportua se këngëtarja e “Bleeding Love” ishte shtatzënë, por këtë gjë ajo e konfirmoi vetëm sot.

Në foton që ajo shpërndau në rrjet, Leona shihet me një fustan të zi elegant, të prerë, duke buzëqeshur ndërsa tregon për herë të parë barkun e saj të rrumbullakosur.

Krahas fotos ajo shkruan:

“Mezi pres të të takoj në verë”

Ishte gazeta britanike “The Sun” që konfirmoi se Leona ishte në pritje të ëmbël tha se:

“Leona dhe Dennis mezi po mirëpresin ardhjen e tyre të re dhe të bëhen një familje prej tre anëtarësh.”

Ndjekësit e saj në “Instagram” nxituan menjëherë për ta uruar, duke përfshirë yje si Cynthia Erivo, kompozitorin Leland dhe këngëtarin Snoh ​​Aalegra.

“Ohhhh urime të dashur!!!” komentoi një fans, ndërsa një tjetër shkroi: “O Zot urime ty dhe Dennis. Do të jeni prindër të mrekullueshëm.“

Fituesja e “X Factor” u martua me koreografin Dennis në një ceremoni luksoze në Toskana të Italisë, në vitin 2019 pas 10 vitesh lidhje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Besa Famgas me lehtësi në gjysmëfinale

Story i radhës

Kremlini po rrënohet/ Putini ‘humb 40,000 trupa’ në pushtimin e Ukrainës – spastron gjeneralët

Të fundit nga