Rusia të deklasohet në Ukrainë e gjysma e Serbisë të bëhet Kosovë

Pesidenti pervez i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e mos lejimit të zgjedhjeve serbe nga qeveria e Kurtit deklaroi se: “Kosova është Serbi, por dua paqe për të gjithë qytetarët”.

Ia kthejmë përgjigjen presidentit serb se paqa do vijë atëherë kur Rusia e tij do humb luftën e me debaklin e luftës së Putinit në Ukrainë do dobësohet edhe Serbia e tij.

Ia bëjmë me dije Vuçiqit se nuk ka paqe derisa mendon si Millosheviqi “se Kosova është Serbi”, se i vdiq nëna Serbisë në Kosovë, se me humbjen e Rusisë, Vuçiqi i Serbisë do lutet për paqë, por fqinjët armiqësor nuk do pajtohen me paqën e Serbisë.

Dhashtë Zoti që Rusia të deklasohet në Ukrainë, atëherë jo që nuk do jetë Kosova Serbi, po mund të ndodh e kundërta që gjysma e Serbisë të bëhet Kosovë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kremlini po rrënohet/ Putini ‘humb 40,000 trupa’ në pushtimin e Ukrainës – spastron gjeneralët

Story i radhës

Pse u fik protesta? Beqiri: Ka një problem të madh

Të fundit nga