Kovaçevski nesër takohet me Ziadin Selën

1 minut lexim

Kryemnistri Dimitar Kovaçevski në konferencën e stome për shtyp njoftoi se gjatë ditës së nesërme do të takohet me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Kovaçevski tha se takimi do të bëhet në kuadër të konsultimit të gjërë mbi propozimin e ri francez për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë, respektivisht për hapjen e rrugës evropaien të vendit.

“Ka mbetur për konsultime edhe një pjesë e partive opozitare. Unë mëngjesin e sotëm kisha telefonatë me zotëri Ziadin Selën, kështu që me siguri nesër do të takohemi, bashkë me zv/kryeministrin për Çështje Evropiane, që ti prezantohet dhe shpjegohet në të gjitha pjesët propozimin që e kemi në tavolinë”, deklaroi Kovaçevski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Osmani shpërndan shkrimet mbështetëse të funksionarëve evropiane

Story i radhës

Sërish fundjavë me trafik në qytetet bregdetare

Të fundit nga