Kovaçevski kërkon edhe opozita të përfshihet në reformat në rrugën drejt BE-së

November 22, 2022
1 minut lexim

Shkup, 22 nëntor – Shumica prej dy të tretash për ndryshimin e Kushtetutës dhe vazhdimin e rrugës evropiane të shtetit nuk i nevojitet ekskluzivisht Qeverisë dhe Kuvendit. Nuk është proces i një partie politike, por është proces i të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvend, i cili duhet të sigurojë të ardhmen evropiane të vendit.

 

Kështu deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së një gazetari nëse, qeveria nuk siguron dy të tretat e shumicës për ndryshimet kushtetuese, do të pajtohet me zgjedhje të parakohshme, pas Forumit të dytë Socio-Ekologjik (FSE) të organizuar nga Fondacioni “Fridrih Ebert”, Qendra Ndërkombëtare “Olof Palme” dhe Progresi – Instituti për Demokraci Sociale.

“Qeveria zgjidhet me 61 deputetë dhe sigurohet një shumicë prej dy të tretash me 80 deputetë. Është përgjegjësi e të gjitha partive politike në vend që të përmbushin atë që gjenerata jonë e mëparshme ka vendosur që nga viti 1991, një shtet praktikisht i pavarur maqedonas, anëtar i NATO-s dhe BE-së”, tha Kovaçevski.

Ai theksoi se në Kuvend do të merren vendime të tjera, jo vetëm ky, sepse, siç tha, rruga drejt BE-së do të kërkojë shumë reforma.

“Prandaj thashë që në punën e atyre ligjeve reformuese duhet të përfshihet edhe opozita. E përsëris edhe një herë se vendi më i mirë për këtë është Komiteti Nacional për Integrime Evropiane, i cili udhëhiqet nga opozita dhe në të cilin duhet të diskutohet”, tha Kovaçevski.

Kryeministri tha se të gjitha partitë politike, pra deputetët në Kuvend përfaqësojnë qytetarët dhe qytetarët janë ata që presin të jetojnë në një shtet anëtar me të drejtë të plotë të BE-së.

“Një nga vendimet që duhet të marrim për anëtarësim të plotë në BE është ndryshimi i preambullës në Kushtetutë”, përfundoi kryeministri Kovaçevski.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Situata nga moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Rreth 2 mijë hektarë tokë e përmbytur, po punohet për lirimin e akseve rrugore

Story i radhës

Vilmots shprehet se dëmtimi i Lukaku nuk është i ngjashëm me atë të Karim Benzeman

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë